Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E hënë 7 Mars 2011

SKANDALI, SI “U ZHDUKEN” NGA DEPOT 340 MIJË PREDHA

ZBARDHET KONTRATA ORIGJINALE MES MEICO DHE MINISTRISE SE MBROJTJES SE ARMENISE Municioni i rëndë u shit pa licencën e sekretarit të përgjithshëm të Mbrojtjes më ’07. Autoriteti i Kontrollit të Eksporteve nuk e futi fare transaksionin në raportin vjetor Nga TEDI BLUSHI Ministria shqiptare e Mbrojtjes përfshihet në një tjetër skandal të kontrabandës së armëve dhe municioneve. Destinacioni i kësaj here rezulton Armenia. Afera fillimisht u denoncua në korrik të vitit 2007, kur një anije shqiptare niset nga Porti detar i Durrësit e ngarkuar me kontejnerë të mbushur me municion. Destinacioni i tyre ishte Armenia. Por malli i rëndë nuk arriti të mbërrijë atje, për shkak të bllokimit që iu bë anijes nga... Vijon në faqet 2-3 Në foto: Predha luftarake 120 mm. Faksimile e kontratës origjinale mes MEICO-s dhe ministrisë së Mbrojtjes armene për shitjen e predhave
Tedi Blushi Armenia Durrës

Minat, 5 mijë euro “gjoba” e shpërthimit

Hetohen atentatet me bomba me celular. Eksplozivi, ‘import’ nga Mali i Zi Si i pikasi policia, 28-vjeçari i arrestuar u plagos nga shoku Nga KLODIANA LALA Atentatet me lëndë eksplozive të ndodhura vitet e fundit në Tiranë, kryesisht të destinuara për t’i vënë të qëndruar si “dosje pa autor” duket se kanë më në fund të dyshuarit si autorë të tyre. Zbulimi i një punishteje në një shtëpi në rrugën e “Elbasanit” në Tiranë, ku prodhoheshin mina me celular ka bërë që hetuesit të shkundin pluhurin e dhjetëra dosjeve që ndodhen në sirtarët e prokurorisë së Krimeve të Rënda. Artan Hasani, 38 vjeç, dhe Endri Hametaj, 28 vjeç, të cilët u prangosën në kuadër të operacionit të koduar “Celulari” në bashkëpunim me persona të tjerë, tashmë në kërkim, akuzohen si autorë të disa ngjarjeve mjaft të rënda kriminale të ndodhura në kryeqytet, ku si... Vijon në faqen 7
Klodiana Lala Artan Hasani Endri Hametaj Mal i Zi Tiranë Rrugën E “elbasanit”

Kosova, e papërgatitur për bisedime

Dje në “Europa e Lirë” Nga ZIJADIN GASHI Kuvendi i Kosovës pritet të nisë këtë hënë një debat në lidhje me bisedimet e ardhshme që pritet të zhvillohen me Serbinë. Përderisa kryeministri... Kosova, e papërgatitur për bisedime Vijon në faqen 20
Zijadin Gashi Kosovë Serbia

Rekuiem për 7 marsin

Opinioni i Ditës Nga FASLLI HALITI Kur mësova se mësuesi im i klasës katër fillore do të ishte Abaz Sinani, s’di pse u bëra vetiu krenar; mbase nga që ishte nga... Rekuiem për 7 marsin Vijon në faqen 21
Faslli Haliti Abaz Sinani