24/03/2011
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

24 mars 2011

BLLOFI ME 200 KG KOKA BIZNESMENI: ESHTE VAJ

SUPERAKSIONI U DEKLARUA TRI DITE ME PARE PER MALLIN QE KALOI 7 SHTETE Kristaq Kotro, prodhuesi i kroasantëve: Na morën me polici të madhe. Prisja mallin që kisha porositur nga Belgjika. Ka një pyetje: 200 kile kokainë dhe asnjë të arrestuar? Prokuroria: Kur të kemi të reja, do i themi Nga KLODIANA LALA Jam vetëm një viktimë e gjithë kësaj loje!” Kaq mundet të thotë biznesmeni gjirokastrit, Kristaq Kotro, pronar i kompanisë “Merentino”. Është shoqëruar nga policia së bashku me ortakun e tij, Dhori Simo, si të dyshuar për trafik kokaine nga Kolumbia drejt Shqipërisë, fill sapo një maune e ngarkuar me vaj palme ka mbërritur në dyert e kompanisë. Sipas prokurorisë, sasia prej 200 kilogramësh drogë ishte tretur në vajin që shërbente për prodhimin e kroasantëve. Nuk ka vonuar shumë... Vijon në faqet 2-3

Skandali, 460 kabina plazhi u jepen banorëve, vetëm 70 i merr Olldashi

Një pjesë të godinave i marrin pronarët e zonës (Në foto) Ministri Sokol Olldashi (Djathtas) Plazhi i Durrësit Letra e banorëve për Berishën: Na nxorën nga shtëpitë, i shitën tek zotërinjtë Sallabanda, Papakonstandini dhe Xhumari. Këta persona janë halla dhe kushërinjtë e zotit Sokol Olldashi Justifikohet komuna: Të drejtën e parablerjes e kanë pronarët e truallit. Por qeveria, po në Durrës, u fal shtëpitë me vendim qeverie 460 familjeve të tjera, vetëm 70 humbin “shansin” Në faqen 18

Amnisti fiskale, 3% për para të padeklaruara dhe biznesit të vogël

Falen gjobat dhe principalet për detyrimin, ndërtimeve 1% Para zgjedhjeve, falen detyrimet te Tatimet e Sigurimet Shoqërore. Pak më parë u fshinë detyrimet ndaj KESH-it Nga GENC KONDI Është miratuar dje në qeveri projektligji që parashikon amnistimin e parave dhe aseteve të padeklaruara, si dhe faljen e detyrimeve ndaj Tatimeve, Doganave, Sigurimeve Shoqërore, plus “fshirjen” e faturave të papaguara të qytetarëve ndaj KESH-it para privatizimit të sistemit të shpërndarjes. Duke prezantuar para ministrave draftin e përgatitur nga Ministria e Financave, kreu i Ekzekutivit, Berisha ka deklaruar se ajo ka tarifa tepër të ulëta... Në faqet 12-13

QEVERIA MIRATON 150 MILIONE LEKE PER 403 ISH-TE PERNDJEKUR

LISTA ME EMRAT PERFITUES Në faqen 8

Tributë me flamuj

Dje në “New York Times” Nga THOMAS L.FRIEDMAN David Kirkpatrick, shefi i zyrës së Kairos për “The Times”, shkruan një artikull nga Libia të hënën, ku dukej edhe pyetja kyçe, jo vetëm në Libi, por për gjithë... Tributë me flamuj Vijon në faqen 28

Mbi disa nga ato “pikat specifike”

Opinioni i Ditës Nga ILIR DHIMA Situata e ballafaqimeve të ashpra si midis forcave politike në këtë periudhë paraelektorale po ndikon të ushtojë edhe një kakofoni e dëmshme,... Mbi disa nga ato “pikat specifike” Vijon në faqen 29

Rama: Zgjedhjet në rrezik! Deputetët kontroll listave

REGJISTROHET KOALICIONI Në faqet 4-5

Sherri, i riu vret rojën e shkollës me kaçavidë

NE ELBASAN Në faqen 19

Romët refuzojnë godinat, duan shtëpi brenda Unazës

TE DEBUARIT Në faqen 15