Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E premte 22 Prill 2011

BERISHA RIKTHEN TAKSEN /MARKSISTE/

FINANCAT RREZOJNË TAKSËN E SHESHTË, ‘PENALIZOHEN’ KOMPANITË E BANKAVE DHE TELEFONISË Shtohen tatimet deri në 30%. Në prill 2007 Berisha tha: ‘Taksë të sheshtë, se taksa progresiste është taksë marksiste’. Në janar 2011 deklaroi: ‘S’e toleroj këtë situatë. Zero tolerancë për oligarkët’. Dje në Kuvend u miratua amnistia fiskale, nuk voton opozita. Në sallë edhe Arvizu Nga GENC KONDI Tre vjet pas hyrjes në fuqi të taksës së sheshtë, që e çonte në 10% nivelin e tatimit mbi fitimin, pavarësisht nga xhiroja apo raporti fitim/xhiro i një subjekti, qeveria rikthen në fuqi taksimin progresiv, që vetë kryeministri e kishte cilësuar si “marksist”, pikërisht në deklaratën e bërë në vitin 2007. Në janar të këtij viti, Berisha e kishte paralajmëruar ndryshimin e taksës për ata që i quajti “oligarkë” e “monopolistë”. Në konferencë për shtyp me drejtoren e Bankës Botërore, Berisha tha.... Vijon në faqet 2-3
Berisha Arvizu Genc Kondi

Rihapet studioja e Kristaq Ramës zbulohen edhe punët e Edit e Olsit

Skulptori përkujtohet 13 vite pas vdekjes me një stil ndryshe (Në foto) Kristaq Rama duke punuar në studio. (Djathtas lart) Bocete të skulptorit Kristaq Rama. (Djathtas poshtë) Familja Rama Artisti Vladimir Myrtezai: Ia kisha borxh profesorit tim këtë gjë. Po merrem me restaurimin që prej disa muajsh, dhe kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet Myrtezai: Balta që hidhet mbi Kristaq Ramën? Kjo është pjesë e qëndrueshmërisë, është çështje personash, karakteresh. Mua s’më pengon asgjë të them se ai ka qenë dhe është miku im Në faqet 26-27
Kristaq Rama Edit Olsit Vladimir Myrtezai

Bovilla që i pimë ujin pa siguri, bagëtitë e mbeturinat në liqen

Objekti i rëndësisë së veçantë nuk ka asnjë rrethim Islam Cani: Vjet gjetëm edhe gomar të ngordhur. Bariu: Në Bovillë u japim ujë bagëtive, lahemi edhe vetë Nga ERMELINDA HOXHAJ Liqeni i Bovillës, baseni më i madh i ujit që furnizon kryeqytetin me ujë të pijshëm, edhe pse është një objekt i një rëndësie të veçantë nuk ka asnjë masë sigurie. Në ambientet e këtij baseni mund të hyjë kushdo dhe mund të hedhë çfarë të dojë në të, pasi asnjë punonjës nuk të ndalon. Kjo për arsye se në gjithë e Bovillës kalon edhe rruga që të lidh me pjesën tjetër të zonës ku ka shtëpi banimi. Banorët të zonës shprehen se gjatë verës ujërat e këtij baseni shndërrohen në plazhin e tyre privat.... Në faqen 14
Ermelinda Hoxhaj Bovillës

Kate, më e mirë se Di

Dje në “The Telegraph” Nga CRISTINE ODONE Kikujdes Kate! Kure kaq triluse se jeta e shkurtër dhe tragjike e Dianës, Princeshës së Wales, kush mund t’u rezistojë krahasimeve .... Vijon në faqen 28 Kate, më e mirë se Di
Kate Diana Cristine Odone Wales

“Ujqërit” bredhin në liqeni

Opinioni i Ditës Nga ILIR DHIMA Përvoja ka treguar dhe mësuar që në përgjithësi ujqërit dalin nga dimri të uritur dhe lëshohen të gjithë bashkë, në lukuni prambë t’ë gjejnë përpara...... Vijon në faqen 29 “Ujqërit” bredhin në liqeni
Ilir Dhima