29/04/2011
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

29 prill 2011

FALSIFIKIMI NE ZGJEDHJE, PD VOTA NE KAFETE E MILITANTEVE

PS DENONCON ABUZIMET, NE SITE NJESITE 3, 6 DHE 10 NE TIRANE Dje protestë e socialistëve të Kamzës në KQZ: Qendrat e votimit te vatrat e demokratëve. Denoncimi: Janë shtuar më shumë se 1000 qytetarë në listat e zgjedhësve Nga DARINA TANUSHI Partia Socialiste dorëzoi dje në Prokurorinë e Tiranës padi penale për 3 kryetarë të minibashkive 3, 6 dhe 10, si dhe për drejtu[e]sit dhe punonjësit e drejtorisë së përgjithshme të Gjendjes Civile në ministrinë e Brendshme. Të gjithë këta zyrtarë denoncohen për kryerje veprash penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve”. Në padinë e PS-së, firmosur nga sekretari ligjor Fatmir Xhafaj, akuzohen drejtuesit dhe punonjësit e drejtorisë së përgjithshme... Vijon në faqet 2-3

Nderi dhe menderi

Opinioni i Ditës Nga ILIR DHIMA Është thënë gjithmonë që, nëse e ke të vështirë të arrish lavdinë, e lehtë është ta ruash atë. Dhe pikërisht këtu nis më shumë dallimi i saj me nderin, i cili mund... Vijon në faqen 29 Nderi dhe menderi

“Minigërdec” në Skrapar, vëllai i viktimës: S’dimë si ndodhi tragjedia

Shpërthen predha, vdes Agim Mekollari, plagosen tre të tjerë (Në foto) Foto nga vendi i ngjarjes në Bigaz të Skraparit (djathtas) Postera të Fatmir Mediut ku është vendosur “Vrasës” për shkak të tragjedisë së Gërdecit Ministria e Mbrojtjes pezullon aktivitetin, fillon hetimet, shoqërohen në polici drejtuesit e repartit: Na vjen keq për ngjarjen. Një ditë më parë, u regjistrua një tjetër rast i rëndë Vëllai i viktimës Asllan Mekollari: Unë banoj në Milano, gjendem rastësisht në Shqipëri. Ç’të them, na ra kjo gjëmë e madhe. Djalin e ka në Francë, gruan e vajzën i ka ende në morg Në faqen 14

Sot dasma e shekullit, William dhe Kate, betim në një festë të blinduar

Gjithë detajet e ceremonisë miliona euro Do të ketë polici pa uniformë në mes të turmës. Ja historia e dashurisë së mbretit të ardhshëm të Britanisë Qindra ushtarë me armë në duar marshojnë në mes të natës drejt “Buckingham Palace”. Nuk është një grusht shteti për të rrëzuar monarkinë britanike, përkundrazi, është prova e fundit për të rinisur sërish pas tre dekadash atë që për anglezët është disi e vështirë. Pesë mijë njerëz, (në mesin e të cilëve edhe ndonjë grua), me uniformë ushtarake, të marins, dhe të aviacionit ushtarak, pritet të cilëve do i bien sheqerit në kuaj, topa, karroca, të gjithë marshojnë në mëngjes përgjatë rrugës nga Abacia e Westminster deri tek pallati mbretëror, duke përk[?]uar gjestet, përshëndetjet, lëvizjet, ... Në faqet 22-23

LUSHNJE, FATOS TUSHE I PS PREMTON SHERBIME SOCIALE DHE CILESINE E JETES

KANDIDATI I ALEANCES PER TE ARDHMEN JEP PROGRAMIN Në faqet 10-11

Zoti shpëtoftë Mbretin William!

Dje në “The Guardian” Nga TIMOTHY GARTON Ash Nëse gjërat mbeten si janë, dhe Princi Charles pason nënën e tij për të mbretëruar deri në vdekjen e tij në moshë shumë të madhe, pas shumë kohësh rreth 2040-ës,... Vijon në faqen 28 Zoti shpëtoftë Mbretin William!

Hakmarrje nga '97 në Vlorë, vdes 9-vjeçari, familja: Nuk kemi konflikte

EKSPLOZIV ME TELEKOMANDE Në faqet 10-11

Bllokohet bari jeshil në Tiranë, tatimet duan sqarime

QENDRA E TIRANES Në faqen 15

Berisha shmang Tropojën për fushatë, çon Jozefina Topallin

FUSHATA 2011 Në faqen 5