14/10/2011
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

14 tetor 2011

//TOPTANËT TRADHTARË//

PERPLASJE NE KUVEND, GRAMOZ RUÇI: KRYEMINISTRI TË JAPË DORËHEQJEN Berisha, Tahirit: Ta nxj[?] fytyrën si këpucë Kreu i qeverisë: Çfarë i ka bërë kjo familje vendit, s’ia ka bërë as pushtuesi. Replika me deputetin e PS: Të njoh kë ke pasur. Saimir Tahiri: Më vjen turp për atë njeri Një ditë pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian, palët kanë vijuar akuzat e ashpra mes tyre pavarësisht se fryma e bashkëpunimit mes mazho-rancës dhe opozitës ishte rekomandimi kryesor për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri, Sali Berisha fajësoi socialistët për bllokimin e integrimit të vendit. Madje sipas tij dënimi që opozita i ka sjellë Shqipërisë nuk ia kanë bërë as pushtuesit më të egër të saj. “Shqiptarë, këta zotërinj nuk kanë bllokuar vetëm ligjet me 3/5, por kanë votuar kundër të gjitha ligjeve. Bllokimi i vizave do mbetet përgj[?]a e tyre më diabolike. Një ditë, në tempullin e Brukselit, një personalitet i shquar do të më thoshte: mirë ai, zotëri (Edi Rama), se është kaq antishqiptar, po ata që e ndjekin në këtë mënyrë, çfarë janë. Përgjigjja ime ishte se edhe ai, edhe ata janë shqiptarë, sepse atë që i kanë bërë shqiptarët, Shqipërisë, nuk ia ka bërë asnjë barbar. Atë që ia ka bërë Enver Hoxha, Shqipërisë,... Vijon në faqet 2-3

80-VJETORI I DRITEROIT: KUJTIMET I LASHE NE MES, S’DUA TE LENDOJ NJEREZ

DJE UROI TOPI DHE PD-ja, SOT PS-ja 80-VJETORI I DRITEROIT: KUJTIMET I LASHE NE MES, S’DUA TE LENDOJ NJEREZ Në faqet 6-7

Rrënimi i sistemit universitar

Opinioni i Ditës Pasi të përcaktonte korrektësisht se ç’politikë do të duhej të ndiqej në arsim e lartë, ç’model zhvillimi dhe jo ta zëvendësonte atë me një masivizim... Vijon në faqen 23 Nga BESNIK GJONGECAJ Rrënimi i sistemit universitar

E meritonim!

Opinioni i Ditës Nuk ndodhi ndonjë çudi. Thjesht ajo që pritej: na refuzuan për të disatën herë statusin e vendit kandidat. Edhe reagimi i kreut të qeverisë ishte në vazhdën... Vijon në faqen 22 Nga DRITAN HILA E meritonim!

Bllokohen në Rinas 43 iranianë, konsullata: SHISH nuk dha “ok”

Delegacioni i Mundjes kthehet në Turqi, ishin pa viza (Në foto): Selia e ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Tiranë. Një nga mundësit kampion në Iran Ambasada e Iranit: Pati neglizhencë, sportistët menduan t’i merrnin vizat në kufi. Do përpiqemi t’u japim leje hyrjeje në Shqipëri Kreu i Federatës së Mundjes, Martin Biba: Listën emërore e çuam me ministrinë e Brendshme dhe atë të Jashtme. Kampionati nuk do të ndërpritet Në faqen 8

Si ndryshon Matura Shtetërore, udhëzimi i plotë i MASH

TE GJITHA RISITE Në faqet 10-11

Këshilltari i majtë: Pse e bashkova votën me PD

FLET ENVER REÇI Në faqen 5

Luan Bregasi: Taksat, ulja ndihmon biznesin

VENDIMI I BASHKISE Në faqen 17

Vritet kambisti në Shkodër, 5 të plagosur në Berat

KRIMET Në faqen 13

Vasillaq Zëri: Vëzhgimi nga Sigurimi dhe takimi me Sër Fergusonin

ISH-LOJTARI I DINAMOS Vasillaq Zëri: Vëzhgimi nga Sigurimi dhe takimi me Sër Fergusonin Në faqen 25