Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E premte 8 Korrik 2011

“S’NA DUHEN VOTAT E LSI”

Edi Rama: Zgjedhjet i fitojmë të vetëm KRYETARI I PS: NUK KA LUFTE DESTRUKTIVE NE PARTI, DO BEJME NDRYSHIMET E DUHURA “Gjatë këtyre viteve gjithkush ka folur çfarë ka dashur në PS duke dalë kundër interesave të publikut. Askujt s’i ka hyrë gjemb në këmbë. Çështja “Beqja” shkon në Strasburg” Kryetari i PS-së, Edi Rama deklaroi dje gjatë një interviste për radion “Dojçe Vele” se, “nëse Kolegji do të vulosë në fund, uroj jo, fitoren e pamerituar të humbësit të zgjedhjeve të Tiranës, duke mbyllur sytë para provave ulëritëse të shifrave të manipuluimit të zgjedhjeve në tavolinën e KQZ-së, kjo do të jetë një barrë e rëndë me pasoja për vendin”. Ai mohoi mungesën e lirisë brenda PS-së. I pyetur për mandatin e deputetit Ilir Beqaj, Rama tha se kjo çështje do të dërgohet në Gjykatën e Strasburgut. Në një kohë që PS-së po i tërbojnë rrugët ligjore për të mbajtur Bashkinë e Tiranës dhe shpresat saj, për të respektuar vullnetin... Vijon në faqen 4
Edi Rama Ilir Beqaj Tiranë Strasburgut

Heronjtë të paragjykuar!

Opinioni i Ditës Nga AHMET SHQARRI Si ato ngjarje të hershme biblike, që kujtohen edhe sot për madhështinë e tyre dhe që për ato vlera do të mbeten kështu, të paharrueshme... Vijon në faqen 29 Heronjtë të paragjykuar!
Ahmet Shqarri

“Pjetër Arbnorin e detyruan të bëhej bashkëpunëtor i Sigurimit”

Studiuesi Novruz Shehu: Firmosi në vitin 1964, më pas refuzoi (Në foto): Pjetër Arbnori me familjen. Pjetër Arbnori në moshën e rinisë Pesë vjet nga vdekja e njeriut që vuajti në burgjet e diktaturës, flet Novruz Shehu: Nuk u kujtua askush, eshtrat e tij i sollën me traget në Shqipëri Denoncimi i mikut të tij: Ramiz Alia jeton sot i qetë, ndërsa agjent e fajtorë cilësohet Pjetri. Shqipëria nuk i ka gjykuar ende xhelatët e vërtetë Në faqet 26-27
Novruz Shehu Pjetër Arbnori Ramiz Alia Shqipëri

Pasaportat false, pranga pedagogut të Matematikës në Korçë

Ndalohen dy nëpunës të Gjendjes Civile Kundrejt 7 mijë eurove pajisnin me dokumente persona që ishin në kërkim Nga BARDHYL BERBERI Një pedagog matematike në universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, dy punonjës të Gjendjes Civile dhe një menaxher janë vënë dje në pranga nga policia e Korçës, pasi kundrejt shumave që shkonin nga tre deri në 7 mijë euro, përgatitnin pasaporta biometrike të falsifikuara duke pajisur me to persona në kërkim, të cilët udhëtonin në vendet e ndryshme të Europës me identitete të ndryshuara... Në faqen 22
Bardhyl Berberi Korçë Europë

Regjistrimi, verifikim deklarimi për fenë dhe kombësinë

MIRATOHET LIGJI Në faqet 2-3