Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel 24 Korrik 2011

KRYESIA E PD, LULZIM BASHA ME I VOTUARI

ANALIZA, BERISHA SULMON RAMEN: KERKOI FITOREN E ZGJEDHJEVE ME DHUNE Votohet lista e kryeministrit, zgjidhen 25 anëtarët e rinj. Nuk marrin votat Alibeaj, Oketa, Përrnaska dhe Genc Pollo. Munguan Paloka, Mustafaj e Turku VALENTINA MADANI Një listë ku ndërthuren emrat e qëndrestarëve të PD-së me prurjet e reja, duke i dhënë kështu partisë në pushtet një listë ambicioze të kryesisë së re. Këshilli kombëtar i Partisë Demokratike votoi dje 25 anëtarë të kryesisë së re. Lista e fituesve të forumit më të lartë të PD-së doli nga votimi i këshilltarëve. Në krye të listës qëndron kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha me 116 vota, i cili pasohet nga Sokol Ollldashi me 104 vota, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka 94 vota, Bujar Nishani 94, Ridvan Bode 92, Fatos Beja 79, Genc Ruli 76, Majlinda Bregu 75, Genc Pollo 49 etj. ... Vijon në faqet 2-3
Berisha Rama Lulzim Basha Alibeaj Oketa Tiranë

Shkatërrimi i Greqisë

Dje në “Der Spigel” EDITORIAL Shkatërrimi i Greqisë Georgo Provopulos, guvernatori i Bankës së Greqisë, beson se rrezimi i paketës së kursimeve, siç u përpoq të bëntë opozita konservatore e vendit, do të kishte qenë një vetëvrasje. ... Vijon në faqen 30
Georgo Provopulos Greqi

Rroftë Juda, poshtë Juda!

Opinioni i Ditës Së fundi na doli qe Presidenti i Republikës, zoti Topi, qenkësh as më pak e as më shumë, po një Judë! D.m.th. një kryetradhtar, një si vëlla i atij personazhi... Nga KIÇO BLUSHI Rroftë Juda, poshtë Juda! Së fundi na doli që Presidenti i Republikës, zoti Topi, qenkësh as më pak e as më shumë, po një Judë! D.m.th. një kryetradhtar, një si vëlla i atij personazhi... Vijon në faqen 31
Kiço Blushi Topi Juda

Arben Puto: Regjistrimi do të rrisë artificialisht minoritetin grek

INTERVISTA/ Historiani: Pala shqiptare, inferiore ndaj fqinjëve (Në foto:) Historiani Arben Puto (djathtas) Një nga protestat e Aleancës Kuq e Zi për kombësinë “Asnjë qeveri shqiptare në këto 20 vjetët e fundit cilado qoftë ngjyra e saj, nuk ka treguar as aftësinë dhe as vendosmërinë për t’i rezistuar presioneve të pareshtura greke” “Në kushte të caktuara individi nuk është i lirë të shprehë përkatësinë etnike reale. Ai është i kondicionuar nga rrethanat, përpiqet që t’i shpëtojë varfërisë, të gjejë një punë që nuk e gjen në vendin e tij... Në faqet 8-9
Arben Puto

Anders Breivik, vrasësi i 92 të rinjve i apasionuar pas lojërave elektronike

Rrëfimi i të mbijetuarit nga ishulli i ferrit Norvegjia pezullon Shengenin, ja si u gjunjëzua vendi i lumtur Tri herë u bë gati të vriste Adrian Pracon në ishullin Otoja, pavarësisht norvegjeze që u kthye në ferr të premten pasdite. Miqtë me të cilën kishte folur e qeshur vetëm pak çaste më parë, u vranë një nga një nga një neonazist i armatosur. Adriani mbijetoi për të rrëfyer tmerrin e masakrës. Kur nisi të qëllonte ndaj të rinjve, shumë prej tyre u hodhën nga shkëmbinjtë ku ndodheshin në det, por vrasësi kishte vrapuar pas tyre duke bërtitur: ‘ju të gjithë do të vdisni sot!’ Adrian është një prej atyre që kishin mbetur mes vrasësit... Në faqen 6-7
Anders Breivik Adrian Pracon Norvegjia Otoja