01/10/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

1 tetor 2012

OBORRET E SHTETIT, TARIFAT PER TAPITË

ZBARDHET I PLOTE VENDIMI QE BEN PRONARE PERDORUESIT E KOPSHTEVE Tabelat me kuotat e sipërfaqeve që do të privatizohen dhe çmimet që duhet të paguajnë përfituesit. Minimumi, 200 mijë lekë për 100 metra katrorë (Në foto:) Oborr shtëpie tiranase. Faksimile e vendimit të qeverisë Në faqen 5

Zhdukja e bunkerëve apo testamenti i komunizmit

Dje në “The Guardian” Dje në “The Guardian” EDITORIAL Për disa, ata janë një shëmti, kuptim i së kaluarës paranojake të Shqipërisë, zhdukja e të cilëve duhet të lejohet pa dhëmbje. Për të tjerë, bunkerët e betonit... Zhdukja e bunkerëve apo testamenti i komunizmit Vijon në faqen 13

Tradhtia, vret të dashurën, “shoqëruesin” dhe veten

40-vjeçari Floridon Guri, një nga tre viktimat, në makinën e funeralit para hyrjes në morg Ngjarja, në fshatin Podgorie të Korçës Tradhtia, vret të dashurën, “shoqëruesin” dhe veten Viktor Rrodhani, telefonon policinë para vetëvrasjes: Qëllova dy vetë Nga ENKELEJDA SKËNDERASI KORÇE - Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Podgorie në Korçë mbrëmjen e djeshme. Tre persona nga i njëjti fshat kanë mbetur të vrarë. Viktor Rrodhani, 57 vjeç, ka vrarë me automatik të dashurën e tij, Elsa Çoçka, 40 vjeçe dhe personin që e shoqëronte atë, Floridon Guri, 40 vjeç, ... Në faqen 7

“Arratisja” e Kadaresë më ’88 në Shën Naum

INTERVISTA/ Ish-sekretari i parë i Pogradecit rrëfen vizitën e veçantë të shkrimtarit Belul Lufo: S’pranoi të hante mish, ishte krizë buke. Më futi në siklet, ironizoi Stalinin Vizitat e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare në Pogradec, siç vjen përmes dëshmitarit që ka shoqëruar shkrimtarin kudo, madje edhe në të ashtuquajturën “arratisje” në Shën Naum. Ish-sekretari i parë i qytetit të Pogradecit, Belul Lufo, rrëfen ekskluzivisht për Nga BARDHYL BERBERI gazetën Shqiptare vizitën e vitit 1988 ku vetë i tërhequr, shkrimtari refuzoi të hante mish sepse ishte krizë dhe ironinë për Stalinin që vuri në siklet sekretarin e parë. Zoti Lufo, si nisi “arratisja” e Kadaresë? Pas vdekjes së Enver Hoxhës në vitin 1985, Ismail Kadare dareja po vinte më shpesh në Pogradec pasi siç dihet Pogradeci ka qenë një nga dobësitë e tij dhe, e donte shumë. Në verën e vitit 1988, atëherë sapo isha bërë nga kryetar Komiteti, ... Në faqen 8

AKP: PIKET E FITUESIT TE FUNDIT

11 FAQE SPECIALE UNIVERSITETET, LISTA ME 21 MIJE FITUESIT NE GJITHE VENDIN Në faqet 16-26

“Qeveria komuniste burgosi të birin e Ismail Qemalit”

DOSSIER NGA FATOS VELIU Në faqet 10-11

“Skandali i Mbrojtjes, shiti 200 mijë predha në Malin e Zi”

ZBARDHEN DOKUMENTET Në faqen 3

ILDKP: Hetim për huatë dhe dhuratat e zyrtarëve

FLET ADRIATIK LLALLA Në faqen 2

Arrestohet ekuipazhi i anijes, për kontrabandë

MES TYRE DHE 1 POLIC Në faqen 7

Shkatërrohet “Stacioni rrugor Ad Quintium”

RRUGA “EGNATIA” Në faqen 14