Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E enjte 5 Korrik 2012

NARD KOKA: JETA NE QELI

INTERVISTA/ "EMRAT E POLITIKANEVE E GAZETAREVE QE ME VIZITUAN NE BURG" NARD KOKA: JETA NE QELI "Sherri me Olldashin, takimet me Rama-Metën" • “Pengu im, i kërkova Terit të mos rikandidonte. Po ta bënte, do më denonim më shumë” • “Pse PS-ja humbi zgjedhjet në Durrës në 2009, roli i Blendi Klosit dhe Gaz Bizhgës” Nga REZARTA DELISULA Sot, edhe pse kanë kaluar afro 5 vjet që pas lirimit nga burgu, Leonard Koka, vazhdon të përlotet kur kujton momentin që i ka kërkuar të vëllait Lefterit, mosrikandidimin për kryetar Bashkie të Durrësit. Nëse ai do e bënte, mbi të do të rëndonin disa vite burgu... Vijon në faqet 8-9 (Në foto): Leonard Koka me bashkëshorten, Mirandën. Leonardi me djalin e madh. Koka duke dalë nga gjykata në vitin 2005
Nard Koka Leonard Koka Lefteri Teri Olldashi Durrës

Roli i SHBA për ringritjen e Europës

Opinioni i Ditës Nga VASIL KURETA Periudha pas rrezimit të komunizmit në Europë i hapi rrugën procesit të ndryshimit apo të ecjes drejt një cilësie të re të sistemit të marrëdhënieve... Roli i SHBA për ringritjen e Europës Vijon në faqet 24-25
Vasil Kureta Europë

“Replikat e Enverit me Hrushovin në Moskë”

Agim Popa: Kur Hoxha fliste, lideri sovjetik bënte gjeste me prerje kokash Dossier nga Fatos Veliu/ Rrëfimi i përkthyesit për mbledhjen e 81 partive komuniste Ishte nëntori i vitit 1960, kur delegacioni shqiptar i kryesuar nga Enver Hoxha shkoi në takimin e veçantë të vendeve të kampit socialist. Kishte filluar çarja e madhe me Bashkimin Sovjetik, çarje që Enver Hoxha do ta realizonte përfundimisht në atë takim që u konsiderua nga historia komuniste e kohës si një tradhti e madhe që Hrushovi i bëri marksizëm-leninizmit. Pas atij momenti, Enver Hoxha krijoi lidhje me aleatin e tij të ri, Kinën e Mao Ce Dunit. Por çfarë thotë vetë përkthyesi i Enver Hoxhës për atë takim të jashtëzakonshëm, ku do të përplasej me njeriun më të fuqishëm të kampit socialist të asaj kohe? Si vijoi udhëtimi i çuditshëm i tyre dhe më pas ... Vijon në faqet 12-13
Fatos Veliu Hrushovi Enver Hoxha Mao Ce Duni Moskë Kinë

Batutat e Edi Ramës: Linda më 4 korrik, në PS jemi pro-amerikanë

KREU I PS, FESTA E 48-VJETORIT Batutat e Edi Ramës: Linda më 4 korrik, në PS jemi pro-amerikanë Në faqen 5
Edi Rama

Depresioni, burri masakron bashkëshorten me sëpatë

BERAT Depresioni, burri masakron bashkëshorten me sëpatë Në faqen 10
Berat