Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë 6 Nëntor 2012

//M’I BENI TE FALA DJALIT//

I plagosuri: Jetmiri na foli dhe zbrazI kallashin INTERVISTA/ EMANUEL SHKRETA NE SPITAL: ME VRANE VELLAIN, POLICIA ERDHI PAS 2 ORESH Atentati i dyfishtë, përcillet 31-vjeçari Gentian Shkreta. Vëllai: Më erdhën në spital inspektorët e krimeve dhe më thanë “ik se ne s’të japim siguri”. Historia e hasmërisë që tronditi Mamurrasin Nga AURORA KOROMANI Kanë qenë shokë të ngushtë që nga fëmijëria, ndërkohë që janë bërë armiq të përbetuar të njëri-tjetrit. Bëhet fjalë për vëllezërit e Muharrem Llanaj, të cilët për një kohë të shkurtër janë kthyer në armiq të djemve të familjes Shkreta, duke shënuar brenda 5 muajve, 3 të vrarë e 2 të plagosur. Vetëm dy ditë më parë humbi jetën Gentian Shkreta, ndërsa mbeti i plagosur vëllai i tij, Emanuel Shkreta. Ky i fundit qëndron i shtrirë në shtratin e Spitalit Ushtarak, nën forca të rrepta sigurie. Emanuel Shkreta, i cili para dy ditësh i shpëtoi pritës së organizuar kundër vëllait dhe atij vetë, tashmë është jashtë rrezikut për jetën, ndonëse ka marrë plumba në shpatull dhe në këmbë. Djalit i familjes Shkreta akuzon si përgjegjësit e atentatit të organizuar ndaj tij dhe vëllait të tij, Jetmir dhe Muharrem Llanaj, përkatësisht babain... Vijon në faqet 2-3
Emanuel Shkreta Gentian Shkreta Jetmir Llanaj Muharrem Llanaj Aurora Koromani Mamurrasi Spitalit Ushtarak

Opozita përballë universiteteve

Opinioni i Ditës Nga BESNIK GJONGECAJ Nuk është lajthitje. Edhe autori i këtij shkrimi i qe opozita është e tillë, pra opozitë, vetëm nëse është përballë qeverisë dhe jo universiteteve, ... Opozita përballë universiteteve Vijon në faqen 21
Besnik Gjongecaj

Mungesë garancie për vetë gazetarët

Opinioni i Ditës Nga ILIR DHIMA Në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndonëse Brukseli ka thënë disa herë pa ekuivok, mjaft qartë dhe prerazi, ... Mungesë garancie për vetë gazetarët Vijon në faqen 20
Ilir Dhima Shqipëri Bruksel

Historiani: Pavarësia në osmanisht u firmos në Durrës, zbulim epokal

Eqrem Zenelaj: U bë në 26-27 nëntor, e nënshkroi Ismail Qemali Intervista/ “Akti 100-vjeçar u njoftua autoritave, ruhet në arkivat e Vjenës. A është i besueshëm? Edhe Lef Nosi ka shkruar për “Deklaratën e Durrësit” EKSKLUZIVE (Në foto:) Prof. Dr. Eqrem Zenelaj duke folur për “GSH”. Akti i firmosur nga Ismail Qemali dhe delegatët e tjerë në osmanisht Intervista/ “Akti 100-vjeçar u njoftua autoritave, ruhet në arkivat e Vjenës. A është i besueshëm? Edhe Lef Nosi ka shkruar për “Deklaratën e Durrësit” Konsullatës së Shtetit të dërshëm të Austo-Hungarisë në Durrës SHPALLJE “Duke mos ju njoftuar unjësisht me tani u bë Pavarësia. Andaj në këtë cilësi ju lutemi me përgjërim që të mbroni sovranitetin tonë që të mos nëpërkëmbet nga qeveria e Sërbisë. Më 26/27 Nëntor të vitit 1912” Në faqet 16-17
Eqrem Zenelaj Ismail Qemali Lef Nosi Durrës Vjenë

fB FONDBESA

fB FONDBESA Kredi Biznesi Kredi Efiçence e Energjise www.fondbesa.com