08/01/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

8 janar 2012

VIKTIMAT E 21 JANARIT

Rama: Gjyqësori, varrmihës i krimit MINISTRI I BRENDSHEM: POLICIA ZBATOI ME SUKSES LIGJIN Ngjarja tragjike “përplas” kreun e PS dhe Bujar Nishanin. Rama: Urdhëruesit e vrasësve qeverisin. Ministri: Dhuna ndaj institucioneve është krim i rëndë Vrasësit e 21 Janarit mbetën të lirë, urdhëruesit e vrasjeve qeverisin”, kanë qenë fjalët e një përshkrimi të shkurtër rreth ngjarjeve të 21 Janarit që kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vendosi dje në ballinën e blogut të tij personal në internet edirama.al. Pasazhi i publikuar në blog duket si një shenjë kujtimi që Rama e përdor në prag të përkujtimit të protestës opozitare të 21 Janarit, ku mbetën të vrarë 4 persona. Rama shprehet se hetimet me prova të manipuluara vetëm sa po mbajnë në krye të qeverisë çdo janar “urdhëruesit e vrasjeve”. “Tek po mbushet viti i vrasjeve të 21 janarit, vrasësit enden të lirë, urdhëruesit e vrasjeve qeverisin, familjet e të vrarëve pyesin të dëshpëruar se kur do vendoset drejtësia për vrasjen e njerëzve të tyre, prokuroria endet në labirinthin e provave të manipuluara dhe gjurmëve të fshira opozita ngulmon tek domosdoshmëria e drejtësisë, ndërkombëtarët presin në heshtje,,,” Vijon në faqet 2-3

PUBLICISTI ARDIAN KLOSI TENTON TE VRASE VETEN, SHTROHET NE PSIKIATRI

PIU ILAÇE, MBAHET NEN KONTROLL PUBLICISTI ARDIAN KLOSI TENTON TE VRASE VETEN, SHTROHET NE PSIKIATRI Në faqen 8

Kuorumi s’është vendimmarrja

Opinioni i Ditës Nga ILIR DHIMA Nëse gjithnjë e më tepër situata politike e vendit tonë po rëndohet edhe nga diskutimet e zgjatura rreth zgjedhjes së Presidentit të ardhshëm... Kuorumi s’është vendimmarrja Vijon në faqen 15

Alarmi i presidencës daneze

Opinioni i Ditës Nga EDI RAMA Nuk dua të përputh këtu të vërtetat që kemi shprehur e mbrojtur tash dy vjet përgjatë shtigut të ngushtuar dhunshëm të veprimit... Alarmi i presidencës daneze Vijon në faqen 16

Teuta Hoxha: Përkthimi që më kujtoi burgun e Ilirit

“MILOSAO” 130-VJETORI I FAN NOLIT NAZIM HIKMET Varje për nënë dhe dashurinë Teuta Hoxha: Përkthimi që më kujtoi burgun e Ilirit Suplement

“Foto zyrtare e diktatorit Enver Hoxha, montazh i realizuar nga Sulo Gradeci”

Rrëfehet ish-gazetari i ‘Zërit të Popullit’, Albert Shala “Foto zyrtare e diktatorit Enver Hoxha, montazh i realizuar nga Sulo Gradeci” (Në foto): Foto zyrtare e Enver Hoxhës për të cilën thuhet se është fotomontazh. Selia e gazetës “Zëri i Popullit” “Fotografi i njohur Niko Xhufka më ka thënë se veç tij e Sulo Gradecit, askush tjetër nuk e dinte që fotografia zyrtare e Enver Hoxhës ishte fotomontazh” “Nga gazeta “Zëri i Popullit” ka qenë i jashtëzakonshëm kujdesi për ta paraqitur Enver Hoxhën si strateg lufte e shtetar i lindur Në faqet 10-11

Meta: Pretenca politike, jam peshë e rëndë do të fitoj

DEKLARATA Meta: Pretenca politike, jam peshë e rëndë do të fitoj Në faqen 4

Arrestohet për korrupsion juristi i ALUIZNI-t

SEKUESTRO MATERIALEVE Arrestohet për korrupsion juristi i ALUIZNI-t Në faqen 8

Lalo: Më shumë muzikantë në jurinë e Festivalit

FLET KOMPOZITORI Lalo: Më shumë muzikantë në jurinë e Festivalit Në faqen 12

Gjuha shqipe zhduket nga aeroporti i Shkupit

REAGON SHQIPTARET Gjuha shqipe zhduket nga aeroporti i Shkupit Në faqen 13