Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë 13 Dhjetor 2011

DEBOLESA E BERISHËS

Anulohet vizita në Malin e Zi KRYEMINISTRI NDIHET KEQ GJATË FJALIMIT NË 21 VJETORIN E PD Mentor Petrela dhe Tritan Shehu kontrollojnë gjendjen në Pallatin e Kongreseve. Kryeministria: Po kurohet për një virozë. Hashim Thaçi dhe Edi Rama: Të shkuara Nga VALENTINA MADANI Një dobësi fizike për shkak të një viroze për të cilën po mjekohej ditët e fundit, e ka detyruar mbrëmë kryeministrin Sali Berisha që të ndërpresë festën e përvjetorit të 21-të të krijimit të Partisë Demokratike. Në përfundim të fjalimit, kryeministri Berisha pati marrje mendsh dhe u largimi i menjëhershëm nga foltorja, mbrapa skenës, ça u shoqërua dhe me një pauzë të festimeve. Gjatë kohës që ndodhej në podium, ai konsumoi shumë ujë, ndërkohë që më pas mjekët i këshilluan pirjen e një kafeje aty ku qëndronte para skenës së improvizuar. Kryeministri Berisha nuk arriti të përfundonte fjalimin e tij në ceremoninë e organizuar me rastin e 21-vjetorit të krijimit të PD-së, pasi shfaqi shenja dobësie në podium. Media e parë vizive që transmetoi pamjet ka qenë televizioni NEWS 24. Gjatë fjalimit, që zgjati rreth 45 minuta, Kryeministri u zverdh në fytyrë dhe më pas.. Vijon në faqen 3
Mentor Petrela Tritan Shehu Hashim Thaçi Edi Rama Valentina Madani Mal i Zi Pallati i Kongreseve

Rrëmbehet 11-vjeçarja në Korçë, “Gjin[o]” 14-vjeçar: Do martohemi

Akuzë për pengmarrje, familja e vajzës: E veshën nuse Rrëmbehet 11-vjeçarja në Korçë, “Gjino” 14-vjeçar: Do martohemi (Në foto:) 14-vjeçari, Gentian Ajdini. Gjyshja e 11-vjeçares, Esma Trendafilli duke folur për Gazetën. Shtëpia e 14-vjeçarit Dritan dhe Entela Ajredini, vihen nën akuzë për rrëmbim personi. Gjyshja e vajzës, Esma Trendafilli: E morën, e gënjyen dhe e futën me dhunë në makinë Rrëfimi i “dhëndrit”: U njohëm ditën e Bajramit, u mahnit nga muzika që bëja. Njerëzit e fisit na uruan. Kur po luaja me shokët, erdhi policia Në faqen 17
Gentian Ajdini Dritan Ajredini Entela Ajredini Esma Trendafilli Korçë

Nano, peng i ndryshimeve kushtetuese

Opinioni i Ditës Nga ERJON TASE Fatos Nano nuk e ka mohuar asnjëherë në këto vite ambicien e tij presidenciale. Në të gjitha lëvizjet e tij të post 2005-ës, moment kur zgjodhi.. Nano, peng i ndryshimeve kushtetuese Vijon në faqen 23
Erjon Tase Fatos Nano

Arben Imami: Selami e Meksi i kanë dyert e hapura në PD

PROGRAM I MAJTË? JANË AKUZA PA SENS Arben Imami: Selami e Meksi i kanë dyert e hapura në PD Në faqet 4-5
Arben Imami Selami Meksi