14/12/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

14 dhjetor 2012

KONSULTA MJEKËSORE

Tritan Shehu: Si u kujdesëm për Berishën DEPUTETI I PD RREFEN ANKTHIN NE PALLATIN E KONGRESEVE Pas debulesës në 21-vjetorin e PD, kryeministri kthehet në zyrë rreth mesditës. Mjekët: Tani është në gjendje normale. Sot në axhendë, mbledhja e qeverisë Nga VALENTINA MADANI Politikanin me profesion mjek, z.Tritan Shehu tregon për ”Gazeta Shqiptare”, gjendjen shëndetësore të kryeministrit Sali Berisha, arsye pse pesoi një gjendje të fikti gjatë ceremonisë së 21-vjetorit të themelimit të PD-së dhe si u kujdes ai dhe ekipi i mjekëve për shëndetin e shefit të ekzekutivit në ato çaste. Shehu thotë se momentalisht Berisha gëzon shëndet të mirë, pas një debulese natën e 12 dhjetorit, në ambientet e hollit të pallatit të Kongreseve. Ai flet për konsultën e mjekëve, që sipas tij tregoi parametra normalë dhe gjendje të stabilizuar. Ndërkohë që sqaron se edhe gjatë vizitave që kryeministri pati në shtëpi, nuk e reflektoi për asnjë cast lodhjen. Shehu shton mandje se Berisha po ndjek normalisht axhendën e punës duke mos ndërprerë atë, pasi ndihet shumë mirë fizikisht. Z.Shehu, ju jeni kujdesur bashkë me ekipin e mjekëve për shëndetin e kryeministrit Berisha... Vijon në faqen 5

Pse e mbështesim dënimin alternativ

Opinioni i Ditës Nga EUGEN VOLFART Më lejoni t'ju uroj, në emër të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, mirëseardhjen në këtë konferencë. Kemi kënaqësinë ta mbështesim këtë... Pse e mbështesim dënimin alternativ Vijon në faqen 25

Plani sekret i Alisë: Të pajisen 2000 civilë me kamxhikë lëkure

PER HERE TE PARE/ Procesverbali i dialogut para 21 vitesh (Ne foto:) Udhëheqësi i fundit komunist, Ramiz Alia. Faksimilje e procesverbalit të mbledhjes së 14-dhjetorit 1990 14 dhjetor 1990/ Zbardhet biseda me Hekuran Isain e Xhelil Gjonin në zyrën e udhëheqësit komunist. Revoltat në Shkodër dhe mungesa e shkopave të gomës Ramiz Alia: Arben Imami nuk foli keq në TV. A keni bomba lotonjëse? Hekuran Isai: Jo, nuk kemi. Kam cuar në Kinë për të marrë, por s’kanë ardhur Në faqet 12-13

KESHILLTARI BASHKIAK ARRESTOHET NE ITALI PER TRAFIK KOKAINE

KAVAJASI KERKOHEJ PREJ VITIT 2000 Në faqen 9

Nafta, letra false për në Libi, dosja me 16 të akuzuar

KATER AKUZA PER HAJRI ELEZAJN Në faqet 8-9

Dade: Nano president? Ai s'ka votuar për PS, Topi po bën detyrën

INTERVISTA NE “NEWS 24” Në faqen 2

Kuvend, “ok” shitjes së kompanisë “Albpetrol”

PRIVATIZIMI Në faqen 7

Rama: Regjim fashist, do të rrëzojmë Metën e Saliun

TAKIMI NE DURRES Në faqen 3

Akademia e Shkencave, letër Nobelit për Kadarenë

PROPOZIMI Në faqen 22-23

Stresi: Për herë të parë, seks në klasë të gjashtë

GJIMNAZISTET/ “ISHA PJESTAR I BANDAVE” Suplement