27/12/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

27 dhjetor 2012

1.500 TË BURGOSUR

MINISTRI “REPLIKON” ME TOPIN”: FALJE, JO VETËM PËR FESTA Halimi: Falja e dënimit, ja procedurat Brenda javës do të paraqiten në presidencë propozimet për uljen ose lirimin e të burgosurve. Aplikuan 1/3 e të dënuarve në të gjithë Shqipërinë Nga VALENTINA MADANI Ministria e Drejtësisë nuk do bëjë kërkesat e të dënuarve për faljen, të cilat do t'i dërgohen brenda pak ditësh kreut të shtetit, Bamir Topi. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi në një intervistë të dhënë dje për “Gazeta Shqiptare” shpjegon procedurat e reja ligjore që po ndiqen për plotësimin e praktikave dhe kritereve. Përveç propozimeve për refuzim që i janë nisur Presidentit, do të ketë edhe propozime për pranim. Sipas z.Halimi, “falja” është atribut i Presidentit të Republikës. Ai sqaron se ligji aktual nuk parashikon kohë të caktuar se kur duhet të bëhet falja e të dënuarve, duke iu përgjigjur kështu edhe deklaratave të shprehura pak ditë më parë nga Presidenti Topi se në zyrën e tij nuk ka asnjë propozim për amnisti. “Brenda kësaj jave do të ketë propozime nga ana e Ministrisë edhe për pranim kërkesash, përveç atyre që janë nisur për refuzim”. - shprehet z.Halimi. ... Vijon në faqet 2-3

Super-operacioni, 61 të arrestuar në rajon, 4 në pranga në Shqipëri

Durrës-Sarandë, kapen 1 ton hashash, shkonin në BE (Në foto): Droga e kapur dje në një kamionçinë në Sarandë Dosja “TRIO”, të prangosurit janë pjesë e një rrjeti të rëndësishëm ndërkombëtar që transportonte kanabisin në Europën Perëndimore Të arrestuarve Leonard Dushi, Agim Hasaj, Leonard Sterkaj, Ervis Bici iu kapen hashash, armë, fishekë, makineri për prerjen e drogës dhe “Hamer” Në faqet 8-9

“XHUVANI”, DREJTËSIA: PROKURORI E NDRYSHOI AKUZËN BRENDA DITËS

RAPORTI I PLOTË I INSPEKTIMIT “XHUVANI”, DREJTËSIA: PROKURORI E NDRYSHOI AKUZËN BRENDA DITËS Në faqet 4-5

Kartolina, Edi Rama uron festat me një fotografi nudo

“VIOLINA E INGRESES” REALIZUAR ME 1924 “VIOLINA E INGRESES” REALIZUAR ME 1924 Kartolina, Edi Rama uron festat me një fotografi nudo Në faqen 6

Paradoks dhuratash!

Opinioni i Ditës Nga AHMET SHQARRI Në raste ceremonish apo ngjarjesh të veçanta, sidomos në kohë festash të funditvitit, dhuratat kanë marrë formën e të zakonshmes, sa që ngandonjëherë... Paradoks dhuratash! Vijon në faqen 22

Thashetheme me thesin bosh

Opinioni i Ditës Nga ILIR DHIMA Le eksikë të ndryshëm, fjalën e përbërë në bashkimin e kohës e shkuar dhe të tashme “thashethem” e shpjegojnë si përgojësje,... Thashetheme me thesin bosh Vijon në faqen 23

Topi: Më kanë obsesion, nuk jam shtojcë e askujt

VIZITA NE DURRES Topi: Më kanë obsesion, nuk jam shtojcë e askujt Në faqen 3

Gjykata: 1.6 vite burg dhe gjobë për Paro Laçin

VENDIMI Gjykata: 1.6 vite burg dhe gjobë për Paro Laçin Në faqen 14

Fatos Kongoli: Tirana më shau, ndërsa Prishtina jo

ROMANI I PARE Fatos Kongoli: Tirana më shau, ndërsa Prishtina jo Në faqet 20-21

Mjekët bëjnë operacione pa larë duart, 50 gjoba në QSUT

INFEKSIONET SPITALORE INFEKSIONET SPITALORE Mjekët bëjnë operacione pa larë duart, 50 gjoba në QSUT Në faqen 11