Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E hënë 20 Gusht 2012

KAPET ME 62 KILOGRAME DROGË DJALI I ALI OHRIT

IZET OHRI ISHTE DËNUAR MË PARË PËR TË NJËJTËN VEPËR PENALE Arrestohet në Greqi i biri i ish-kryetarit të Oborrit Mbretëror. Shkonte në Igumenicë. Keqkuptimi me policinë shqiptare për origjinën e narkotikut (Në foto:) Ali Ohri, eksponent kryesor i Legalitetit, kryetar i Oborrit Mbretëror. Izet Ohri, i arrestuar për drogë në Greqi Në faqen 6
Izet Ohri Ali Ohri Greqi Igumenicë

NATA E FUNDIT E FESTËS, GDHIHET QYTETI, PIHEN 205 MIJË “BIRRA KORÇA”

VLERËSIME BIRRËS SË PARË SHQIPTARE NATA E FUNDIT E FESTËS, GDHIHET QYTETI, PIHEN 205 MIJË “BIRRA KORÇA” Në faqen 11

Dhimitër Gjoka: Orientimet që më dhanë kur vdiq Mehmeti

INTERVISTA/ Jeta e ikonës së televizionit Dhimitër Gjoka: Orientimet që më dhanë kur vdiq Mehmeti “Momenti më i vështirë në ekran, reagimi i Tiranës zyrtare për trazirat e vitit 1981 në Kosovë” Nga ADELAJDA XHAMANI Himara, e bukura, e pakrahasueshmja. Nëse themi dhe etiketojmë një vend me fjalën ‘perlë’, Himara është e tillë. E ndërtuar nga zoti si një amfiteatër gjigand, në të ka shumë gjera të bukura që natyra i ka falur por që edhe dora e njeriut punëtor himarjot ka skalitur. Shtëpi të gurta, rrugë e ledhe, ullinj e portokalle, limona e mandarina... Suplement
Dhimitër Gjoka Mehmeti Adelajda Xhamani Himara Tiranë Kosovë

Shqipëria në filmin e Stalones e Shvarcenegerit

“Mercenarët 2”, vijnë në vendin tonë për të kërkuar një ‘thesar’ Subjekti, harta dixhitale sovjetike tregon vendndodhjen e një miniere në bunker Shqipëria bëhet pjesë e një superprodhimi të gjigantit të filmit Hollywood. Silvester Stalone, Arnold Shvarceneger, Bruce Willis, Chuck Norris, Jean-Claude Van Damme të gjithë në Shqipëri në kërkim të një ‘thesari’, gjurmët e të cilit gjenden në Shqipëri. “The Expendables 2” (Mercenarët 2) është një film aksion amerikan me regji të Simon West, shkruar nga Richard Wenk dhe Silvester Stalone, bazuar në një histori të Ken Kaufman, David Agosto dhe Wenk. Ai është vazhdimi i filmit aksion “The Expendables” (Mercenarët 2010), me yjet Silvester Stalone, Jason Statham, Jet Li, Dolph Lundgren, Chuck Norris, Randy Couture, Terry Crews, Liam Hemsworth, Jean-C... Nga FATMIRA NIKOLLI Në faqen 20
Silvester Stalone Arnold Shvarceneger Bruce Willis Chuck Norris Jean-Claude van Damme Shqipëri