22/10/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

22 tetor 2012

KRUJË, BURRI MASAKRON GRUAN SE I KTHEU FJALË

SKANDALI, NË 10 MUAJ 20 FEMRA TË VRARA, VETËM NGA GUSHTI 11 VIKTIMA Flutura Zogu, 21 vjeç në gjendje të rëndë. Rrëfimi i bashkëshortit në polici: Më acaroi nervat, e lëshova sëpatën kur dëgjova të qarat e fëmijës (Në foto:) Foto ilustruese. 2 viktimat e fundit të dhunës, Aishe Vata dhe Lime Dedaj Në faqen 8

Zgjedhjet në LSI, Ilir Meta fiton mandatin e dytë me 79%

“GATI PËR SFIDËN 2013” Në faqen 4

Leskaj: S’do votojmë tre reformat pa marrë Fierin

REAGIMI I OPOZITËS Në faqen 5

Pranga dy monstrave, përdhunuan vajza të vogla

DELVINË E KORÇË Në faqen 9

“Infertiliteti në rritje, 50 për qind janë meshkuj”

FLET RUBENA MOISIU Në faqen 12

“LUFTA CIVILE NISI ME 1 TETOR 1943, JA LETRA E PKSH”

REPLIKA E URAN BUTKËS REPLIKA E URAN BUTKES “LUFTA CIVILE NISI ME 1 TETOR 1943, JA LETRA E PKSH” Në faqet 16-17

Pse po e pret me vetëdije Berisha pemën e pushtetit?

Opinioni i Ditës Nga ngjarje të rëndësishme të muajve të fundit – Kodii i Zgjedhor dhe greva e ish të dënuarve politike – mund të nxjerrim si përfundim se Doktor ... Nga ALFRED CAKO Nga dy ngjarje të rëndësishme të muajve të fundit – Kodi i Zgjedhor dhe greva e ish të dënuarve politike – mund të nxjerrim si përfundim se Doktor ... Pse po e pret me vetëdije Berisha pemën e pushtetit? Vijon në faqen 18

Serbia martohet me rublën ruse

Opinioni i Ditës Në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe një veprim apo akt në pamjen e parë financiare apo ekonomike përmban brenda domethënien... Nga SHABAN MURATI Në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare edhe një veprim apo akt në pamjen e parë financiare apo ekonomike përmban brenda domethënien... Serbia martohet me rublën ruse Vijon në faqen 19

“Vajza e Samiut ndaloi ardhjen e eshtrave të tij në Shqipëri”

DOSSIER/ VËLLEZËRIT FRASHËRI Orhan Jegeni: Mit’hat Frashëri e porositi Samien që të mos e lejonte komisionin për kthimin e eshtrave Nga FATOS VELIU Një nip i vëllezërve të ndritur të historisë së Rilindjes kombëtare, vijon rrëfimin e tij me të panjohurat e mëdha. Orhan Jegeni rrëfen hollësitë e internimit të së ëmës së tij Irfane Jegeni, në ditët e vitit ‘78, kur në Tiranë mbërritën nga Stambolli eshtrat e xhaxhait të saj Abdyl Frashëri. Në faqet 10-11

Paratë e të përndjekurve, 350 dosje kanë mangësi

INTERVISTË/ Flet shefi i Pagesave të Dëmshpërblimeve: Si do e zgjidhim këtë problem Sot dita e 31 e grevës së urisë. Polemika mes policisë së shtetit dhe Avokatit të Popullit Nga ana e ish-të përndjekurve ka mjaft paqartësi lidhur me dokumentacionin që duhet paraqitur pranë strukturave përkatëse për përfitimin e dëmshpërblimit financiar, duke bërë që një numër i konsiderueshëm dosjesh të mbeten në Sektorin e Pagesave të Dëmshpërblimeve për ish-të Burgosurit Politikë, pa i dhënë mundësinë kësaj strukture të procedojë me shtyrjen e kësteve të ish-të përndjekurve. Sipas kreut të kësaj strukture, Leke Haxhirajt, janë të paktën 350 dosje të tilla, me mangësi të konsiderueshme në dokumentacion. Sektori i Pagesave gjatë ditëve në vazhdim do të bëjë publikë dosjet, në mënyrë që të interesuarit të paraqiten për të plotësuar dokumentacionin e munguar, shpjegon Haxhiraj, ndërkohë që Ministria ... Nga LORENC RABETA Në faqet 2-3