15/07/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

15 korrik 2012

Pronat, vëllai vret motrën, kunatin dhe në fund veten

Çmenduria për ndarjen e shtëpisë Shëngjin, plagoset nipi 9-vjeçar. Dëshmitarët: Sherri, prej kohësh Nga i dërguari në Shëngjin, THIMI SAMARXHIU Shëngjini dje u gdhi ndryshe. Jo nga zërat e pushuesve. Por nga krismat e armëve. Vrasja e trefishtë e ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në Shëngjin, duket se jehonën do ta ketë të gjatë. ... Në faqet 2-3

KRISTO FRASHËRI: SI E NJOHA QEMAL STAFEN

DEBATI PER HISTORINE/ BERISHA: NUK U BE DOT AS KOMANDANT ÇETE Ekskluzive/ Historiani i njohur: Qemalin e vrau milicia e Mustafa Krujës, tregu i Tiranës u mbyll në shenjë nderimi. Të mos politizohet historia (Në foto:) Historiani Kristo Frashëri. Kryeministri Sali Berisha Në faqen 9

Moisiu: Mikeshave ruse u hyja në shtëpi

RREFIMI I ISH-PRESIDENTIT/ Kujtimet nga Moska: Allën e bukur e kërkova edhe më ‘93 “Vitet e luftës, Nexhmijen e veshur si italiane moderne e kujtuam spiune” Edhe pse i ka lënë të 82-tat, është shumë vital. Çdo ditë e ka të angazhuar, e ka vendosur të flasë deri sa të ketë jetë. Ka eksperiencë përvojash profesionale, jetësore. Parë nga larg duket shumë serioz por me të komunikuar me të, i largohet menjëherë statura Nga REZARTA DELISULA në një rrëfim të veçantë për “Gazetën Shqiptare”, duke iu rikthyer në vite e duke na sjellë pjesët më pikante të jetës së tij. Djali i Spiro Moisiut, Komandant i Shtabit të Përgjithshëm; çfarë keni marrë nga babai juaj, ... Në faqet 10-11 Alfred Moisiu me të atin, Spiro Moisiu Alfred Moisiu me të atin, Spiro Moisiu

Kosova, flamuri që mungon në Londër!?

Opinioni i Ditës Duke nisur nga parakalimi në ceremoninë hapëse të 27 korrikut dhe deri më 12 gusht, kur do të mbyllen edhe Lojërat Olimpike “Londër 2012”, në kryeqytetin... Nga AHMET SHQARRI Kosova, flamuri që mungon në Londër!? Vijon në faqen 25

PEDAGOGU U SHKARKUA PA TE DREJTE, AKUZOI DHORI KULEN: VODHE TENDERAT

GJYQI KTHEU BARDHYL ÇEKUN NE PUNE Në faqen 8

Arvizu: Imunitetet, po nuk u miratuan do jetë zhgënjim shumë i madh

APELI I AMBASADORIT TE SHBA Në faqen 6

Matura Shtetërore, publikohet formulari A2

SI TA PLOTESONI Në faqen 12

Zjarri djeg punishte[n?] e drurit pranë Medresesë

TIRANE Në faqen 7

Drita Çomo, kujtimi i një vajze fatkeqe

“MILOSAO” Suplement

Atentat nipit të kryetarit të Komunës së Shëngjinit

PARA SPITALIT Në faqen 2