Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E premte 16 Dhjetor 2011

Efektet e kultit të individit në demokraci

Opinioni i Ditës Nga KIÇO BLUSHI Dihet që të gjitha diktaturat, të majta e të djathta, europiane apo afrikane, nuk mund të mbijetojnë pa u ushqyer e mjekuar përditë me kultin... Efektet e kultit të individit në demokraci Vijon në faqen 23
Kiço Blushi

Kryeministri, Sali Berisha në një intervistë të dhënë dje për emisionin “Opinion” të gazetarit, Blendi Fevziu, në Tv Klan konfirmoi se Bamir Topi dhe Fatos Nano nuk do të propozohen nga Partia Demokratike si kandidatura për postin e Presidentit të Republikës. Z.Berisha, situata juaj shëndetësore e 12 dhjetorit ishte virozë apo emocionale? Janë episode, ky është i treti që ka ndodhur në sfondin e një viroze. Më ka ndodhur në vitin 1998 dhe jam ngritur shpejt, kam rënë në një mënyrë brutale dhe pas ekzaminimeve rezultoi se ishte një virozë. M’u përsërit në maj të 2002 në mitingun e Vlorës. Kisha një grip të fortë para se të shkoja, atë ditë s’kisha temperaturë dhe u nisa. Ishte paksa më e thelluar. Kurse kësaj here jam prej dy javësh në gjendje virale. Kam marrë antibiotikë si përkujdesje por kombinimi i atij mjedisi me vapë bashkë me virozën krijoi të njëjtën fenomen që ishte më i lehtë se herët e tjera. Afromskleroza rritet me moshën... Vijon në faqet 4-5
Sali Berisha Totozani Bamir Topi Fatos Nano Vlorë

I dënuari për tradhti ndaj atdheut, monument nderi brenda në Kishë

“Heroi” i grekëve, busti përurohet nga Luiza Xhuvani EKSKLUZIVE (Në foto:) Monumenti i Filip Papathanasit në kishën e Rahullit në Gjirokastër. Pasardhësja e Papathanasit, Luiza Xhuvani duke përuruar monumentin Minoritari Filip Papathanasi u dënua për veprimtari armiqësore në vitin 1946, bashkë me 18 të akuzuar të tjerë. Vdiq 31 vjeç në burgjet e diktaturës Mitropolia e Gjirokastrës kundër vendosjes brenda në oborr të përmendores. Organizata SFEVA: Papathanasi u dënua vetëm se mbrojti minoritetin Në faqet 8-9
Filip Papathanasi Luiza Xhuvani Rahullit Gjirokastër