Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E hënë 19 Dhjetor 2011

VIKTIMAT E 21 JANARIT

INTERVISTA/ “NANO NUK MUND TE BASHKEPUNOJE ME BERISHEN PER PRESIDENTI” Gjinushi: Rama po hesht, pakt me PD INTERVISTA/ “NANO NUK MUND TE BASHKEPUNOJE ME BERISHEN PER PRESIDENTI” VIKTIMAT E 21 JANARIT Gjinushi: Rama po hesht, pakt me PD Kreu i PSD: Kryesocialisti ka hedhur pas krahëve edhe vjedhjen e votave, po gjunjëzohet para kushteve të Berishës për reformën zgjedhore. Për Federatën e Majtë do të bashkohemi me Milon e Koçin, pa PS-në Nga DARINA TANUSHI Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi ka akuzuar Partinë Socialiste se po bën “politikë të dyshimtë”, duke u justifikuar se po rri me PD-në për të bërë reforma. Sipas tij, me lëshimet që ka bërë PS po lë përshtypjen se ka hedhur pas krahëve ose po hesht edhe për ngjarjet e 21 janarit. Ndërkohë, ai propozon krijimin e një qeverie teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira para vitit 2013 dhe më pas zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Z.Gjinushi, ju përfaqësuesit e partive të vogla keni shprehur pakënaqësi në lidhje me reformën zgjedhore, e cila sapo ka nisur. A mund të na shpjegoni çfarë çalon dhe çfarë propozimesh do bëni? PSD ka firmosur dy akte sa i takon reformës dhe u qëndron atyre. Përveç se ka edhe një qëndrim të vetin në kuadrin politik dhe për situatën, në të cilën zhvillohet reforma. Akti i parë është midis partive opozitare. Kemi një platformë, ku ne kemi mbështetur fort faktin që reforma… Vijon në faqen 4
Nano Xhelil Gjoni Skënder Gjinushi Rama Milo

Mehmet Elezi: Plenumi i 13-të, Ramizit i vinin ultimatiumet nën dorë nga sekretari

Rrëfehet ish-sekretari i rinisë: Prapaskenat e pluralizmit (Në foto:) Ish-sekretari i Parë i Rinisë, Mehmet Elezi. Udhëheqësi i fundit komunist Ramiz Alia Çfarë u tha në plenumin e Komitetit Qendror, i mbajtur pikërisht në çaste kritike për Shqipërinë dhe vota unanime për pluralizmin politik, kundërshtuar nga Ramiz Alia… Bisedat e gjata e Rita Markos dhe Mehmet Elezit në sallën e pleniumit dhe përmendja e emrit të Berishës. Si kërkoi Xhelil Gjoni dhe Ramiz Alia që Elezi të fliste me Azem Hajdarin Në faqet 14-15
Mehmet Elezi Ramiz Alia Rita Marko Xhelil Gjoni Azem Hajdari Shqipëri