20/06/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

20 qershor 2012

DARKA E PRESIDENTIT, BATUTAT BERISHA-META

KRYEMINISTRI DHE PRESIDENTI I ZGJEDHUR, 3 ORE ME DEPUTETET Kryetari i PD-së falenderon aleatët për votat, mungojnë Mediu-Idrizi. Eduard Kukan i PE: Rama gaboi, duhet të propozonte emra për president DARKA E PRESIDENTIT, BATUTAT BERISHA-META Kryetari i PD-së falenderon aleatët për votat, mungojnë Mediu-Idrizi. Eduard Kukan i PE: Rama gaboi, duhet të propozonte emra për president (Në foto:) Kryeministri Sali Berisha mbrëmë duke shkuar në darkën e organizuar tek “Sofra e Ariut” Në faqet 2-3

BUJAR KAPEXHIU: ME ’92 ME KËRCËNUAN PO T’I BEJA KARIKATURË RAMIZ ALISË

RREFIMI NË “SUMMER PAGES” Supplement

KLSH, ndjekje penale ish-drejtorit të Aviacionit

DEMI 2 MLN EURO Në faqen 6

Je vetëm, kur humbet dashurinë!

Opinioni i Ditës Nga Dr. PËRPARIM KABO E shikojmë atë nga pika ku kemi mbërritur dhe na duket e njohur, e përjetuar, e bukur dhe qortonjëse. Kështu ndodh kur koha e tashme si ditë, muaj, ... Je vetëm, kur humbet dashurinë! Vijon në faqen 29

Kastriot Islami: Edi Rama më ftoi për kafe, pranova, por s’u takuam

“NANO, LËVIZJE POZITIVE” Në faqen 6

Programet për Letërsinë dhe Shkencat Sociale

PROVIMI I SHTETIT Në faqet 22-25

“14 shtatori”, 1.7 mln lekë dëmshpërblim Ekrem Spahiut

Revolta e armatosur në shtator ’98, prokuroria u tërhoq pa dhënë pretencën (në rreth) Ekrem Spahia. Pamje të ngjarjeve të 14 shtatorit 1998 Gjykata e Tiranës: Burgim i padrejtë “14 shtatori”, 1.7 mln lekë dëmshpërblim Ekrem Spahiut Revolta e armatosur në shtator ’98, prokuroria u tërhoq pa dhënë pretencën Nga KLODIANA LALA Gjykata e Tiranës “shpërblen” Ekrem Spahinë për dy ditë qëndrim në qeli si një nga të dyshuarit për kryengritjen e 14 shtatorit 1998. Zv.ministri aktual i Mbrojtjes, do t’i shtojë llogarisë së tij bankare dhe plot 1.7 milionë lekë. ... Në faqen 9

Ligji i tokës bujqësore, si do të bëhet kompensimi

PRONAT Në faqen 8

“Doja italianen, Haki Toska më shpëtoi jetën”

DOSSIER/ Ernest Tushe: Në vitet ’80, donin të më ekzekutonin për lidhjen me vajzën e ambasadorit “Feçor Shehu më akuzoi edhe për bombën në ambasadën jugosllave” Nga FATOS VELIU Ishte viti 1978. 18-vjeçari Nesti Tushe, student i vitit të parë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, teksa stërvitej në fushën e basketbollit të ekipit “Studenti”, u njoh me vajzën italiane Karla Sferlazzo. Karla ishte vajza e vetë ambasadorit italian, Xhuzeppe Sferlazzo. Miqësia e tyre arriti te dashuria e fortë, lidhje e cila tërhoqi vëmendjen e gjithë opinionit të kryeqytetit e asaj kohe..... Në faqet 14-15

Përkrenarja e Skënderbeut, në Tiranë më 28 nëntor

VJEN EDHE SHPATA Në faqet 26-27