23/11/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

23 nëntor 2012

//SITUATE KRITIKE//

INTERVISTA/ ENGJELL ZEQO: KUSHTE TE VESHTIRA HIDROLOGJIKE Drejtori i KESH: Vit i thatë, pa reshje Hidrocentrali i Fierzës pranë “pikës së vdekjes”, s’ka shi që nga 27 dhjetori i kaluar. Kreu i Korporatës: Import maksimal, garantojmë furnizim të pandërprerë Nga LORENC RABETA Pavarësisht se nuk është ndjerë nga konsumatori fundor, kur vjen fjala te furnizimi me energji elektrike, nivelet e prodhimit në hidrocentrale janë ndalur ndjeshëm nga mungesa e gjatë e reshjeve gjatë gjithë këtij viti. Për Engjëll Zeqon, drejtorin e Korporatës Energjetike, situata shfaqet shumë e vështirë pavarësisht pakësimit të prodhimit vendas të aplikuar që prej fillimit të këtij viti. Numri i njësive i KESH-it, sqaron më tej se janë rritur gjatë muajve kuotat e importit të energjisë nga tregu i huaj për të kompensuar uljen e prodhimit vendas. Sipas tij, importi i deritanishëm është mbuluar tërësisht nga arka e korporatës. Gjithashtu nënvizon se konsumatori fundor nuk do të përballet me mungesa furnizimi edhe me zgjatjen e mëtejshme të thatësirës, duke qenë se KESH-i do vazhdojë importimin në masë të energjisë, kësaj here të financuar nga bankat tregtare... Vijon në faqet 2-3

NINA MULA, SOT 80 VJEÇ: SIGURIMI MË NDIQTE E MË PROVOKONTE NË OPERA

“MOTREN E TAKOVA PAS 33 VITESH” Në faqet 22-23

Pyll shkrimtarësh dhe shkretëtirë trajnerësh

Komenti Sportiv Komenti Sportiv Shkrimtarë sa të duash, trajnerë që mungojnë. Kjo është sinoptika shqiptare e këtyre ditëve, kur Panari i Librit veç të tjerave na shfaqej... Nga AHMET SHQARRI Pyll shkrimtarësh dhe shkretëtirë trajnerësh Vijon në faqen 25

Pasojat e ngërç-diplomacisë

Opinioni i Ditës Me përjashtim të ambasadorit të Danimarkës, z. Karsten Ankjaer Jensen që ka folur shqipërisht, hapur e pa doreza, ambasadorët e tjerë,... Nga KIÇO BLUSHI Pasojat e ngërç-diplomacisë Vijon në faqen 25

Debate në grup, Rama: Kush thyen vendimet, përjashtohet

SHERR MALAJ-TAHIRI Në faqen 4

Anila Godo: Babai ka tumor, por nuk trembet kollaj nga sëmundja

Sabri Godo në Sanatorium, e bija: Pati komplikacione (Ne foto): Mjekja Anila Godo me babain e saj, shkrimtarin dhe politikanin Sabri Godo 82-vjeçari shtrohet me urgjencë në spital. Po kurohet prej muajit qershor për sëmundjen e mushkërive që iu diagnostifikua në Itali. Do të bëjë regjim shtrati Mjekja e njohur: Na kanë marrë nga kryeministria disa herë dje dhe na kanë kërkuar informacion për shëndetin e babit. Do të dalë pas pak ditësh Në faqen 7

Familja Konomi: S’na hipotekojnë pronat tona

“GJENI VRASËSIT” Në faqen 12

Rrëfimi në gjyq: Gruas ia preu kokën me motosharrë

XHELOZIA NE BERAT Në faqen 14

Prifti: Me Metën, gati të ndeshem dhëmb për dhëmb

“VIDEO NE AMBASADA” Në faqen 6

Tuna: Prekja e Shpatit, desh më hoqën nga Kolegji

GJIMNAZISTET FLET KENGETARJA E NJOHUR Suplement