26/12/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

26 dhjetor 2012

QIELLI I KOSOVËS

NUK FUNKSIONON QË PREJ 1999, MILIONA HUMBJE PËR SHTETIN E RI NUK FUNKSIONON QE PREJ 1999, MILIONA HUMBJE PER SHTETIN E RI QIELLI I KOSOVES Shqipëria, lobim për korridorin e NATO-s Drejtori i Aviacionit Civil: Kemi hyrë në bisedime për ta marrë këtë hapësirë. WikiLeaks: Ervin Mazniku i kërkonte ndihmë ambasadorëve amerikanë Nga LORENC RABETA Në pamundësi për të shfrytëzuar vetë hapësirën e lartë ajrore, mbi 10 mijë metra, Kosova i është drejtuar së fundmi Shqipërisë për t'u bërë aktore kryesore në menaxhimin e këtij korridori, me një fluks të konsiderueshëm fluturimesh. Hapësira ajrore e Kosovës, që në vitin 1999-të, sipas një marrëveshjeje me Republikën e ish-Jugosllavisë, gjendet nën kontrollin e Nato-s. Ajo i dha forces ndërkombëtare të sigurisë, KFOR-it, të drejtën që të kontrollojë këtë hapësirë dhe të ngrejë një 'Zonë Ajrore të Sigurtë', status që po ndryshon së fundmi, me stabilizimin e rajonit. Aktualisht Kosova po diskuton mbi mundësinë e hapjes të hapësirës së lartë ajrore dhe situata ideale do të ishte, që Shërbimet e Lundrimit Ajror të Kosovës të marrin kontrollin e hapësirës së lartë ajrore, gjë që është e pamundur për shkak të kundërshtimeve nga vendet që ... Vijon në faqet 6-7

Zhvillime në trekëndëshin Beograd-Shkup-Athinë

Opinioni i Ditës Nga SHABAN MURATI Vizita që presidenti i Serbisë, Boris Tadiç zhvilloi me 16-17 dhjetor në Shkup, mund të veçohet interesante për mesazhet e reja që dha, si në drejtim .... Vijon në faqen 21 Zhvillime në trekëndëshin Beograd-Shkup-Athinë

Letra sekrete e Vito Kapos për Nexhmijen: Enveri ishte i ngadaltë por kurrë konfuz

Ekskluzive/Ish-ministrja sqaron mbledhjen e Byrosë të '85-s Letra sekrete e Vito Kapos për Nexhmijen: Enveri ishte i ngadaltë por kurrë konfuz (Në foto): Vito Kapo ish-ministre e Ndërtimit. Nexhmije Hoxha, vejea e Enver Hoxhës “Aludojmë në këto pamje sikur shoku Enver ngatërro[n?] vitet. Unë dëgjova me kujdes... Asgjë s’mu duk e ngatërruar. Vallë ka njeri që s’bën një lapsus kur flet me kaq shumë numra?” “Nexhmije më fal po mu desh të shpërtheja dhe vendosa të ti them të vërtetat Ty, sepse unë isha protagoniste në atë mbledhje pra dhe dëshmitare kryesore...” Në faqet 10-11

VRITET NE VLORE NDERTUESI, KONFLIKTI PER CESHTJE PRONESIE

VRASËSI ADNAN GORI NË ARRATI POLICIA VRITET NE VLORE NDERTUESI, KONFLIKTI PER CESHTJE PRONESIE Në faqen 15

Milo: PS të na trajtojë si vlera e jo si të vegjël, detajet për grupimin e ri

INTERVISTË ME KREUN E PDS Në faqen 3

Krishtlindja, Rama me Blushin, Islami mbetet vetëm

BERISHA ME NANON E MEIDANIN Në faqet 4-5

Bie nga shkallët me çiftën në dorë, vret të motrën

TRAGJEDIA NË BABRRU Në faqen 9

Arsimi bazë, fillorja do të bëhet me gjashtë klasë

NDRYSHOJNË KURRIKULAT Në faqen 13

Tmerr në Korçë, foshnja vdes nga uria e të ftohtët

FLET E EMA E VAJZËS Në faqen 14

Merret në mbrojtje familja e policit, provat e reja të krimit

U PLAGOS ME ARMË Në faqen 8