10/07/2013
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

10 korrik 2013

VDES SHTATZENA

TRAGJEDIA/ 22-VJEÇARJA LORENA IMERI NDËRRON JETË NË MATERNITET Flet i ati: I erdhën dhimbjet e lindjes, mjekët e Lezhës kanë neglizhuar. Para se të vdiste po fliste normalisht. Ish-ministri Gjergj Koja: Abuzime në shëndetësi TRAGJEDIA/ 22-VJEÇARJA LORENA IMERI NDËRRON JETË NË MATERNITET VDES SHTATZENA Spitali: Atak. Familja: Faji i mjekëve Flet i ati: I erdhën dhimbjet e lindjes, mjekët e Lezhës kanë neglizhuar. Para se të vdiste po fliste normalisht. Ish-ministri Gjergj Koja: Abuzime në shëndetësi Nga AGRON LISI Një 22-vjeçare, shtatzënë në 9 muaj e ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Spitalin Obstetrik Gjinekologjik të Lezhës. Të afërmit e Lorena Imerit nga fshati Shullaz i rrethit të Kurbinit pohojnë se ajo është paraqitur në maternitet për lindje normale, por ka vdekur pa bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale dhe pa mundur të sjellë në jetë foshnjën e saj. Sipas familjarëve, Lorena ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe për gjatë një ore thjesht janë bërë vetëm konsult[a]. Ata akuzojnë mjekët e maternitetit për vdekjen e 22-vjeçares dhe fëmijës që po priste të lindte. Ndërkohë, drejtori i maternitetit të Lezhës, Llesh Marku, pohon për mediat se Lorena Imeri është pritur nga mjekët, por ajo ka patur komplikacione të rënda kardiake, të cilat nuk lejuan realizimin e ndërhyrjes kirurgjikale. Burime nga ky institucion shëndetësor sqarojnë se Imeri ka gjetur vdekjen për tre minuta, pas një ataku kardiak. Vijon në faqen 13

Dyndje të papunësh te selia e PS, Rama, gati podiumi i kryeministrit

Pas apelit për aplikim, dorëzohen CV-të në zyrat e partisë (Në foto:) Podiumi dhe posteri i porositur nga kreu i PS, Edi Rama, me mbishkrimin “Zyra e kryeministrit të zgjedhur” Kryetari i PS-së mbledh grupin parlamentar: Me LSI-në, si forcë e vetme, qeverisja do të kushtojë më pak. Nishani, Llalla e Fullani të zbatojnë ligjin Nga DARINA TANUSHI Dyndje të papunësh në pas njoftimit të kryetarit Edi selinë e Partisë Socialiste. Rama për të mbledhur CV-të, Që prej fitores së zgjedhjeve shumë njerëz shkojnë dhe nga kjo parti, por më shumë kërkojnë të takojnë kryetarin. Në faqet 2-3

YLLI PANGO: JETA IME, NGA KOMPLEKSET E FEMIJERISE TE SHPERTIMI NE VITET ’90

“SI FESTONTE RINIA NE KOMUNIZEM” Suplement

Dajti në gjyq: Policia, implikim në 2 vrasjet e Tropojës

“DUA BALLAFAQIM ME OFICERIN F.G” Në faqen 9

“Garë” në PD

Opinioni i Ditës Nëse Partia Demokratike do të humbasë zgjedhjet e 23 qershorit, atëherë me siguri që Sali Berisha do të japë dorëheqjen nga kreu i saj”. Nga ERVIN TOTI “Garë” në PD Vijon në faqen 25

Habib Muho: Provokimet greke, seks para ushtarëve shqiptarë në kufirin e Jugut

DOSSIER NGA FATOS VELIU Në faqet 20-21

Lulzim Basha: Funksionarët e PD-së zgjidhen nga anëtarësia

GARA PER KREUN Në faqen 5

Rrezatimet, Zyra nuk ka makineri për matjen

RAPORTI VJETOR Në faqen 10

Ledia Dushku: Si i zbulova kujtimet e Syrja Vlorës

HISTORIA Në faqet 22-23

Specializimet e mjekëve, ja rregullat e pranimit

KRITERET/ KUSHT, MESATARJA MBI 7 Në faqen 11