Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E premte 11 janar 2013

PD “KOPJON” OBAMEN

MBLIDHET KRYESIA, MAJLlNDA BREGU ZËDHËNËSE E FUSHATËS MBLIDHET KRYESIA, MAJLINDA BREGU ZËDHËNËSE E FUSHATËS PD “KOPJON” OBAMEN FORWARD Slogani: Ne jemi ndryshimi, përpara! Berisha: Koalicioni me LSI më i fuqishmi në histori. Meta: Më 23 qershor, aleancë me qytetarin. Spahiu: AK-ja po shkatërron strukturat e PD në bazë Nga VALENTINA MADANI Kryeministri Sali Berisha prezantoi mbrëmë sloganin “Ne jemi ndryshimi - përpara!” me të cilin demokratët do të dalin para shqiptarëve dhe do të kërkojnë një mandat të tretë qeverisës më 23 qershor. Slogani i “përzgjedhur” duket se është “kopjuar” nga slogani i përdorur nga Barak Obama gjatë fushatës së tij presidenciale. Pas sloganeve “Yes We Can” dhe “Change”, presidenti i SHBA, publikoi sloganin e ri, “Forward” ose “Përpara!”, me të cilin fitoi në garën përballë republikanit Mit Romnej. Megjithatë me anë të një sqarimi në rrjetin social të Facebook, kryeministri Berisha pretendoi se e kishte zgjedhur sloganin “Ne jemi ndryshimi - përpara!”, pasi kam marrë mendime të shumta dhe jam konsultuar me studime të opinionëve. “Gjatë mbledhjes së mbrëmshme të kryesisë së PD-së Berisha urdhëroi anëtarësinë e saj që të nisë kontaktet... Vijon në faqen 3
Majlinda Bregu Sali Berisha Gjergj Frashëri Spahiu Barak Obama SHBA

Marketingu politik në mediat sociale

Opinioni i Ditës Nga MIMOZA KOÇIU Mediat tradicionale si gazetat, televizioni, radio etj. e shpërndajnë mesazhin, ndërsa mediat sociale, me përdorimin e “Facebook” e “Twitter”, krijojnë... Marketingu politik në mediat sociale Vijon në faqen 21
Mimoza Koçiu

Ligjërimi modern i historisë

Opinioni i Ditës Nga REXHEP QOSJA Nëqindvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë shënuam edhe me një vepër të re historiografike: është kjo vepra e Profesor Ibrahim Gashit,... Ligjërimi modern i historisë Vijon në faqen 21
Rexhep Qosja Ibrahim Gashi Shqipëri

Majko: Lulëkuqen e hoqën nga logo e PS, është bimë narkotike

Spiropali: Festa e FRESSH-it, dera e hapur edhe për Metën (Në foto:) Faksimile e teserës së parë të anëtarësisë të Forumit Eurosocialist, publikuar dje nga deputeti i PS, Pandeli Majko Ish-kryetari i Forumit Rinor: Ndryshimet e stemës, shkuam tek trëndafili i të majtës europiane. Kryetarja e FRESSH: Nuk kemi çuar ftesa personale Nga DARINA TANUSHI Ish-kryetari i Forumit Rinor Socialist, Pandeli Majko ka kujtuar me nostalgji vitet e para të krijimit të forumit të të rinjve. Në një koment të bërë në faqen e tij, në rrjetin social “Facebook”,... Vijon në faqen 2
Pandeli Majko Spiropali Gjergj Frashëri

RREFIMI I GRUAS NGA SPITALI

"BURRI ME VURI ARMEN NE KOKE, U HODHA NGA KATI I 4-T VETEM QE TE VDISJA" Në faqen 9

Fshihet vdekja e 22-vjeçarit, kryepolici kanos gazetarin e ‘GSH’

BULQIZË/ VETËVARET PAS NDALIMIT NË KOMISARIAT Enver Doçi Fshihet vdekja e 22-vjeçarit, kryepolici kanos gazetarin e ‘GSH’ Në faqen 10
Enver Doçi Bulqizë