Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel 20 janar 2013

LILJANA KONDAKÇI

Vëllai: Nuk i thamë nënës për burgun NESTI KONDAKÇI: E TAKOVA LILIN KUR U KTHYE NGA ITALIA, KA BURRIN SËMURË Pas lirimit nga qelitë italiane ku kryente dënimin për drogë, këngëtarja i kthehet jetës në Tiranë. I vëllai: Nuk ka probleme me përmbarimin Nga AURORA KOROMANI Lajmi për lirimin e këngëtares së mirënjohur shqiptare, Liljana Kondakçi ka bërë bujë në mbarë vendin. Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare prej disa ditësh është kthyer në kryeqytet dhe ka nisur të merret me hallet dhe problemet e jetës së përditshme. Të paktën këtë informacion jep vëllai i këngëtares, Liljana Kondakçi, Nesti. Ai i rrëfen për “Gazeta Shqiptare” se “Lili ka 10 ditë që ka ardhur në Tiranë. Është shumë e shqetësuar për të gjitha ato që janë shkruar dhe që janë thënë në median shqiptare”. Sipas vëllait të këngëtares së mirënjohur shqiptare, në media janë publikuar lajme që janë të pavërteta. “Lili është shumë e shqetësuar, sepse janë publikuar lajme që kanë lidhje me jetën e saj private, që nuk janë të vërteta, nuk është e vërtetë se ka probleme me përmbarimin dhe shtëpinë”, rrëfen për “GSH”, vëllai i Liliana Kondakçit. ... Vijon në faqen 7
Nesti Kondakçi Liljana Kondakçi Aurora Koromani Itali Tiranë

Kush është “qelbësira”?

Opinioni i Ditës Nga DRITAN HILA Ka disa ditë që kryeministri sulmon opozitën, duke e akuzuar se njerëz pranë saj paskan thënë që “të bashkohen gjithë qelbësirat për të përmbysur Berishën”... Kush është “qelbësira”? Vijon në faqen 12
Dritan Hila Edi Rama

Atdhedashuri, asgjë tjetër

Opinioni i Ditës Nga BUJAR NISHANI U dridhën me qindra kilometra më këmbë ose mbi kuaj drejt Tiranës dhe Vlorës. U shndërruan në vatra prushi dhe zjarre shtëpitëse duke u mbështjellë... Atdhedashuri, asgjë tjetër Vijon në faqen 13
Bujar Nishani Tiranë Vlorë

Besnik Mustafaj: Fëmijëria në Tropojë, pse u dorëhoqa nga ministër i Jashtëm

INTERVISTA/ “Letërsia më mbrojti nga privilegjet e pushtetit” (Në foto:) Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj. Kopertina e librit në italisht Poezitë “e vjetra” në një libër në gjuhën italiane. “Refuzova 2 herë të bëhem ministër dhe kur pranova herën e tretë, u largova kur punët po me ecnin krejt për mbarë” Nga FATMIRA NIKOLLI Ai duket se ka një jetë që i është nënshtruar dyzuar, deri në vitin 2007 kur dha një prej dorëheqjeve më të bujshme në vendin tonë. Në komunizëm këtë e bëri se gjendej midis dy frikërash, që i kundërviheshin... Vijon në faqet 10-11
Besnik Mustafaj Fatmira Nikolli Tropojë