VRITET KAMBISTI
Vëllai: Më vdiq para syve, i pashë autorët
I VODHEN 2.5 MLN LEKE. EKSPERTIZA: NDËRROI JETË NGA HEMORRAGJIA
Haxhi Kotarja rrëfen për ‘GSH’: Kishin veshje të zeza, si ato në pishina. Mua më vendosën kallashnikovin në kokë. Fatmiri i qëlloi i pari me çifte
Nga KLODIANA HAXHIAJ
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit, ditën e djeshme. Në zonën e plazhit pranë Hekurudhës një kambist është qëlluar për vdekje me automatik nga dy grabitës, të cilët i kanë marrë shumën prej 25 milionë lekësh të vjetra. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, Fatmir Kotarja, 46 vjeç, ka qenë duke u kthyer në banesë së bashku me vëllain e tij, te dy kambistë kur dy persona të maskuar dhe me armë u kanë zënë pritë dhe u kanë kërkuar paratë. Ndërsa 46-vjeçari ka kundërshtuar të japë paratë, është qëlluar nga një prej grabitësve me automatik në këmbë. Më pas grabitësit janë larguar me një motor nga vendi i ngjarjes. Ka qenë vëllai i viktimës, i cili ka lajmëruar ambulancën dhe policinë. Ndërsa 46-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, shkak i vdekjes së Fatmir Kotares ka qenë hemorragjia...
Vijon në faqen 9
Komunistët, aleancë me të përndjekurit: Kërkojmë falje. Kurt Kola: Jemi komodë
Kreu i PPSHR: Të rigjykohem, u dënuan nga ata që s’e donin partinë
(Në foto): Kreu i PPSHR, Marko Dajti dhe djali i Enverit, Ilir Hoxha. Kreu i partisë së ish-të përndjekurve politike “Rruga e Lirisë”, Kurt Kola
Kreu i PS, Edi Rama: Era po fryn majtas. Qeveria: Dëmshpërblimi, 70 milionë lekë për ish-të persekutuarit, brenda vitit, kësti i dytë dhe i tretë
Nga DARINA TANUSHI
Komunistë dhe ish-të dënuar politikë i janë bashkuar këtë herë në koalicion Partisë Socialiste për të ardhur në pushtet në 23 qershor. Duke lënë mënjanë mëritë e kohëve të vjetra, janë bashkuar...
Në faqet 2-3
ROZA DOSTI: ME VJEHRRIN TIM, HASANIN JETOVA PER 40 VJET NE NEW YORK
DOSSIER NGA FATOS VELIU
Në faqet 14-15
Ridalja gjeopolitike e Rusisë në Mesdhe
Opinioni i Ditës
Nga SHABAN MURATI
Rusëa organizoi në detin Mesdhe në datat 19-29 janar manovrat më të mëdha ushtarako-detare në gjithë historinë postkomuniste të saj ...
Ridalja gjeopolitike e Rusisë në Mesdhe
Vijon në faqen 21
Meksi Xhufka: Takimi Berisha - Meta, kolegët më hodhën dollarë te këmbët
FOTOGRAFI I PROTOKOLLIT TE SHTETIT
Në faqet 10-11
“Shqiptarët, mercenarë të SHBA-ve për rrëmujë”
VEÇERNJE NOVOSTI’ AKADEMIKET SERBE
Albanci će zaostavati do kraja
Në faqen 7
Dritan Dajti mbetet pa avokat mbrojtës
BLLOKOHET GJYQI
Në faqen 8
Elmaz Sherifi: Partitë janë kthyer në reparte ushtrie
KONGRESI I LDP
Në faqen 3
Nëna e Bleona Matës: Do marr hak për vajzën e zhdukur
INTERVISTA
Në faqen 16
Kodra: Vepra e tij, rreze drite në diktaturë
77-VJETORI I ISMAIL KADARESE
Në faqen 18-19