Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E shtunë 7 Shtator 2013

DOREHIQEN MINISTRAT

Kabineti tërheq librezat e punës Berisha, koktejl lamtumire me 125 punonjësit e Kryeministrisë Nisja e parlamentit të ri, Topalli në zyrën e Berishës dhe mesazh për stafin: Mirënjohje për punën e 8 viteve. Kryeministri: Uroj të mos ju heqin nga puna Nga VALENTINA MADANI Të gjithë ministrat e kabinetit “Berisha” janë dorëhequr nga postet që mbanin duke tërhequr librezat e punës dhe duke i hapur rrugën ndryshimit të pushtetit tek pasardhësit socialistë. Burime pranë qeverisë bëjnë të ditur se kanë paraqitur dorëheqjen të gjithë ministrat e qeverisë së djathtë. Hyrjet dhe daljet në selinë e Kryeministrisë paraditen e djeshme janë bërë vetëm nga anëtarët e kabinetit qeveritar, teksa kanë dorëzuar aktin e dorëheqjes pranë kryeministrit Berisha, i cili dje e ka nisur ditën e punës diku rreth orës 10:00 të paradites së djeshme. Pas marrjes në konsideratë të dorëheqjes së stafit qeveritar, i cili pason atë të stafit politik të kryeministrit, Berisha ka organizuar takimin e lamtumirës me të gjithë ekipin e punës prej 125 vetësh me të cilin punoi gjatë qeverisjes së tij. Gjatë koktejlit të organizuar rreth orës 12:00 kryeministri Berisha shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e ministrave... Vijon në faqen 2
Topalli Valentina Madani Kryeministrisë

Joana e “BB6” rikthehet me Janin. Aurela Gaçe ndan ftesat e dasmës

BLUE TOOTH Adi Krasta dhe Armina Mevlani prezantojnë “Dancing” Joana e “BB6” rikthehet me Janin. Aurela Gaçe ndan ftesat e dasmës (Në foto:) Joana e “BB6” me të dashurin e saj Janin. Françeska Jace e “BB5” Françeska e “Big Brother”, fotografitë hot dhe provokimet lesbike me femra. Afërdita Dreshaj, pushime në Turqi Stilistja Rezarta Skifteri bëhet me djalë. Anbeta Toromani, mediat italiane e kapin “mat” në pushime me nudistët FRANÇESKA “TOPLESS” Suplement
Joana Janin Aurela Gaçe Françeska Jace Afërdita Dreshaj Turqi Italiane