20/10/2013
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

20 tetor 2013

VRET KUNATEN E VETEN

Vrasje brenda familjes, Lirim Ndreu qëllon në gjumë gruan e të vëllait. Në Lezhë, i kërkuari për vrasje ekzekuton në lokal kushëririn 60-vjeçar DIBER/ DYSHIMET E POLICISE: NGJARJA PER MOTIVE PRONESIE OSE XHELOZIE VRET KUNATEN E VETEN Krimi në sy të vajzës 4-vjeçare Vrasje brenda familjes, Lirim Ndreu qëllon në gjumë gruan e të vëllait. Në Lezhë, i kërkuari për vrasje ekzekuton në lokal kushëririn 60-vjeçar Nga AGRON LISI Konflikte banale mes kunatave kanë shkaktuar vrasje të dyfishtë në një familje në Dibër. Një 28-vjeçar ka ekzekutuar me çifte kunatën e tij 35-vjeçare dhe më pas është vetëvrarë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ku humbën jetën Valbona Ndreu dhe Lirim Ndreu ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Palaman. Mësohet se konflikti ka nisur mbrëmjen e së premtes dhe në orët e para të mëngjesit të djeshëm ka degjeneruar në vrasje. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, të cilët kanë nisur hetimet. Pas kryerjes së veprimeve të paraprake, hetuesit e çështjes deklaruan se 35-vjeçarja Valbona Ndreu u qëllua për vdekje nga kunati teksa ishte në gjumë, në sy të vajzës së saj 4-vjeçare. Ndërkohë, dyshohet se krimi i dyfishtë të ketë marrë shkas për motive xhelozie, por nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë ndodhur dhe për motive pronësie. Ndërkohë, mbrëmë në orët e vona, burime konfidenciale... Vijon në faqen 8

Policia emërton shpesh operacione të saj me emra si “Stuhia e vjeshtës”, “Semafori”, “Musika e Lazaratit”..., por më i godituri ndër ta duket...

Opinioni i Ditës Vijon në faqen 11

Kumari, si marrëzi përtej evazionit fiskal

Nga MENTOR KIKIA Kumari, si marrëzi përtej evazionit fiskal

Guro Zeneli: S’ka Katovicë të Ramizit. Serveti, një mosmirënjohës i lajthitur

Ish-sekretari personal: Alia e shpëtoi kur i burgosën vëllain Guro Zeneli: S’ka Katovicë të Ramizit. Serveti, një mosmirënjohës i lajthitur • “Ramizi Alia përktheu librin e Brzhezhinskit për dështimin e komunizmit” • “Nuk i tha Katovica Saliut: shko te studentët. Pse s’foli më parë Pëllumbi?” • “Në i vajtëm në zyrë e i thamë: Hiqe Marksin. Ai e donte Fatos Nanon në burg” INTERVISTA Në faqet 16-17

ADMINISTRATA, JA SI TE APLIKONI TE “KULTURA” DHE AGJENCIA E INFORMACIONIT

KONKURSET/ VENDET E LIRA TE PUNES Në faqen 3

Oliver Jens Schmitt: Historiografia e re, të jetë më europiane

SOT NE “MILOSAO” Oliver Jens Schmitt: Historiografia e re, të jetë më europiane Suplement

Vrasja e Zhupës te “Ali Demi” në 2001, Arsim Lita do të rigjykohet

HISTORIA/ DJEMTE E RRUGES SE KAVAJES Në faqen 7

Rama: Nisim aksion kundër trafikut njerëzor

KRYEMINISTRI Në faqen 2

Koka: Prishen 500 objekte pa leje në zonat e mbrojtura

MINISTRI I MJEDISIT Në faqen 6

Ndërtimi i një HEC-i dëmton varret e kishës 2000-vjeçare

PUKE Në faqen 10