24/10/2013
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

24 tetor 2013

VJEDHJA E 5 MLN USD

“Kupola” e Tatimeve në prokurori ZBARDHET SKEMA E MASHTRIMIT ME “TVSH”-në, TE PERFSHIRA 11 KOMPANI Ministria e Financave padit 8 ish-drejtues dhe punonjës të Drejtorisë së Tatimeve të Tiranës. Dyshimi, vidhnin me fatura false dhe çregjistronin firmat Nga LORENC RABETA Ministria e Financave ka dërguar për ndjekje penale në Prokurorinë e Përgjithshme tetë zyrtarë të Tatimeve, për një skemë mashtrimi me TVSH-në përmes së cilës arkat e shtetit i janë vjedhur 5 milionë dollarë. Në skemë janë përfshirë një numër kompanish aziatike, të cilat në bashkëpunim me disa kompani shqiptare kanë mashtruar me faturat e Tatimit të Vlerës së Shtuar. “Faktet dhe elementët e zbuluar plotësojnë elementët e veprës penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, vepër kjo e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenit 135 si dhe nenet 25 dhe 26 të Kodit Penal. Shuma e vjedhjes së shkaktuar është 515 455 275 lekë”, bë me dije përmes një deklarate për shtyp Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT). Në deklaratën e djeshme, DPT bën me dije se, me kërkesë të drejtores të Përgjithshme të Tatimeve, Drejtoria e Auditit të Brendshëm në Ministrinë e Financave ka audituar procedurat e rimbursimit... Vijon në faqen 7

PLUMBA TEK “KOMUNA E PARISIT”, PLAGOSEN ALI DHE ELVIS DOÇI

POLICIA: DYSHOHET PER HAKMARRJE Në faqen 8

5 viktimat e Shkodrës dhe parandalimi i viktimave

Opinioni i Ditës Nga EDUARD ZALOSHNJA Pas aksidentit tragjik me rrugën Lezhë-Shkodër, ku 5 të rinj gjetën vdekjen, kryeministri Rama shkruajti këto fjalë në faqen e tij në “Facebook”... 5 viktimat e Shkodrës dhe parandalimi i viktimave Vijon në faqen 18

Çmilitantarizimi i politikës si risi

Opinioni i Ditës Nga KIÇO BLUSHI Është e qartë se PS e Ramës, sidomos pas ardhjes në pushtet, po përpiqet të bëjë shkëputjen e vjetërfundimtare nga “xhaketat e vjetra”... Çmilitantarizimi i politikës si risi Vijon në faqen 19

Selami Xhepa: Të ikin të paaftët nga administrata

ISH-DEPUTETI I PD: NUK KA MBROJTJE POLITIKE INTERVISTA Selami Xhepa: Të ikin të paaftët nga administrata Në faqen 4

Erdogan: Një shqiptar bëri himnin turk. Rama e Thaçi: Bashkëpunim vëllazëror

Nard Ndoka: Krim, u fyen dhe u poshtëruan rilindasit tanë Erdogan: Një shqiptar bëri himnin turk. Rama e Thaçi: Bashkëpunim vëllazëror (Në foto:) Kryeministri, Edi Rama me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi dhe atë turk, Rexhep Taip Erdogan dje në Prishtinë Përurohet në Prishtinë terminali “Adem Jashari”. Kryeministri turk: Nuk mund të duroj më të derdhen lot në Ballkan. Rama: Të tria shtetet jemi partnere strategjike Nga DARINA TANUSHI Miqësia e mirë mes Shqipërisë, Turqisë dhe Kosovës u shpallos jo vetëm nga valëvitja pranë e pranë flamujve, por edhe nga dora hedhur i kryeministrave Rama, Erdogan dhe Thaçi, në Kosovë. Në faqen 3

Ndryshimet në polici, emrat e zv/drejtorëve në 12 qarqet

EMERIMET Në faqen 9

Gjinushi: LSI ka përgjegjësi për qeverisjen skandaloze të PD

KRYETARI I PSD Në faqen 6

Gjet Nd[o]j: Kam qenë në polici, Rama më dha besim në Arkiv

FLET DREJTORI I RI Gjet Nd[?]oj: Kam qenë në polici, Rama më dha besim në Arkiv Në faqen 16

Prokuroria: Isa Çopën e vranë. Gruaja: Shteti të bëjë drejtësi

ISH-NENDREJTORI I SHISH-it NE DURRES Prokuroria: Isa Çopën e vranë. Gruaja: Shteti të bëjë drejtësi Në faqen 15