Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E shtunë 2 Nëntor 2013

VRASJA PER 100 EURO

Gruaja e autorit: S’kishim t’ia lanim INTERVISTA/ YLL E NDREU: JAM NGUJUAR BASHKE ME TRE FEMIJET, FRIKE NGA HAKMARRJA “Ju tregoj natën kur mbeti i vrarë Artur Gjiza. Unë nuk u afrova se ata po përlesheshin. Paratë e borxhit do ua kthenim, por s’kishim as bukë për të ngrënë” Nga KLODIANA LALA Fëmijët i mbaj të mbyllur brenda katër mureve, pasi kam frikë mos mi vrasin për hakmarrje. Burri im Besimi, akuzohet se vrau Artur Gjizën, për një borxh. Ne do t’ia kthenim lekët, por as bukë nuk kishim...”. Ky është rrëfimi rrëqethës i Yllë Ndreut, bashkëshortes së Besim (Xheku) Ndreut, i cili akuzohet se për një borxh prej 100 eurosh, goditi për vdekje me thikë, Artur Gjizën. Familja e zbritur nga rrethi Dibër, në zonën e Paskuqanit ka patur të vështirë jetesën. Kryefamiljari, që ndodhet tashmë prapa hekurave, me punë emigrant në Greqi, ka siguruar bukën e gojës, për gruan dhe tre fëmijët e tij. Bashkëshortja e autorit rrëfen për “Gazetën Shqiptare” se çfarë ka ndodhur në 19 korrik, ditën që në afërsi të Paskuqanit humbi jetën Artur Gjiza. Znj.Ndreu, çfarë ka ndryshuar në jetën tuaj prej ditës kur bashkëshorti përfundoi prapa hekurave për akuzën e vrasjes? Jeta jonë është shkatërruar. Burri im është në burg për vrasje. ... Vijon në faqen 6
Yllë Ndreu Klodiana Lala Artur Gjiza Besim (xheku) Ndreu Dibër Paskuqan Greqi

Shumë zhurmë për një akt të zhbërë

Opinioni i Ditës Nga ILIR DHIMA Çështja e të ashtuquajturit “ligji i luftës”, që sipas disa burimeve jozyrtare nga të dyja anët e kufirit, Greqia vazhdon ta mbajë në fuqi, meriton një analizë të thellë e të çliruar nga mitet dhe paragjykimet e trashëguara... Vijon në faqen 24
Ilir Dhima Greqi

Kur sillesh politikisht si kuisling

Opinioni i Ditës Nga KIÇO BLUSHI Në përshkrypjen ndjellakeqe mbi një debat, akensat dhe akuzat e opozitës, pak ditë më parë, “dhuruan”/drejtuan eurodeputetëve... Vijon në faqen 25
Kiço Blushi

Ermal Mamaqi zgjedh Saimir Kodrën, Dulaku: Pse ikën Krasta e Mirjam Cani

BLUE TOOTH Zbulohen fotot e Xhungës me të bijën dhe pushimet e fëmijëve të Berishës Ermal Mamaqi zgjedh Saimir Kodrën, Dulaku: Pse ikën Krasta e Mirjam Cani (Në foto): Vajza kosovare Adea Pula. Argita dhe Shkëlzen Berisha, bashkë me fëmijët e familjes Malltezi të vegjël e Argitës) Zbulohet truporja që dashuron Bleona Qerreti. Erand Sojli ikën nga “Portokalli” Merr fund “lufta”, Rovena Stefa mungon në gjyqin kundër Fatmës e Aulonës. Pas “zogut”, del në skenë Pula Afërdita: Boll më, nuk kam frikë ta them kë doja. Si u shndërruan VIP-at për Halloween Suplement
Ermal Mamaqi Saimir Kodra Dulaku Krasta Mirjam Cani Kosovë

I dënuari për vjedhje bankash, në punë te Pastrimi i Parave

ARRESTIMI Në faqen 8

At Nikolla: Martesat gay, iniciativë e turpshme

“NE SHKOLLA, MORAL PER LIDHJEN DHE...” At Nikolla: Martesat gay, iniciativë e turpshme Në faqen 9
At Nikolla