12/12/2013
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

12 dhjetor 2013

BASHA E FTON, META: DO JEM SOT NE FESTEN E PD

23-VJETORI/ KREU I KUVENDIT PER “GSH”: PERKUJTOJME DHJETORIN ’90 • Themelimi i PD-së, pritje në Pallatin e Kongreseve. Mungon Edi Rama, shkak, vizita zyrtare në Itali • Berisha, demokratëve: Ngrihuni kundër regjimit të neobllokmenëve. Kryeministri takon sot Enrico Lettën Nga VALENTINA MADANI Demokratët festojnë sonte në ambientet e Pallatit të Kongreseve 23-vjetorin e themelimit të PD-së. Bashkë me demokratët në këtë përvjetor, janë ftuar edhe krerët e partive të tjera parlamentare, Vijon në faqen 3 (Në foto:) Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Në sfond, ftesa zyrtare për 23-vjetorin e PD

Ballkani rreket të ulë papunësinë

Opinioni i Ditës Nga DRAZHEN REMIKOVIĆ Në Kroaci, e cila ka një normë papunësie prej 17 për qind, pothuajse 1.000 vetë humbin punën përditë. Norma është shumë mbi mesataren e BE prej... Ballkani rreket të ulë papunësinë Vijon në faqen 24

Një kampion për të gjithë shqiptarët!

Opinioni i Ditës Nga DËFRIM METHASANI brëmja e 7 dhjetorit në Shtutgart do të mbetet e fiksuar në histori si një natë triumfi, pasi shqiptarët për herë të parë në historinë e tyre kanë një kampion... Një kampion për të gjithë shqiptarët! Vijon në faqen 25

“Policin grek e kishim mik, duam ekspertë të huaj”

XHAXHAI: NUK E VRANE NIPAT E MI Në faqen 14

Zgjedhjet, 278 milionë euro dolën nga Shqipëria

RAPORTI I BSH Në faqen 7

Këshilltari i Imamit: E vërteta e akuzave

Ish-ministri i Mbrojtjes: Rama do mbajë përgjegjësi. Sequi: Hetoni zyrtarët e lartë Në faqen 4 Këshilltari i Imamit: E vërteta e akuzave Padia, Mentor Beqa: S’kam gisht, jam gati të përballem me drejtësinë

Meta në Francë: Marrëdhënie të shkëlqyera mes dy vendeve

TAKIMET NE ASAMBLE Në faqen 2

KLSH kallëzon Gjergj Bojaxhi për shpërdorim detyre në INUK

PADI PENALE Në faqen 8

PROKURORIA, PYETJE PER “PATTON BOGGS” NE SHBA

LOBISTET AMERIKANE NE SHQIPERI PROKURORIA, PYETJE PER “PATTON BOGGS” NE SHBA Kryeministria: Takimin me Ramën e kërkoi kompania, s’e paguajmë Në faqen 5