Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E premte 23 gusht 2013

RAMA PER PUNESIMIN

MBLEDHJA E PARE NE VLORE/ “DETYRAT JANE TONAT, PUSHTETI I POPULLIT” RAMA PER PUNESIMIN “Konkurse të forta, s’ka lëshime” Zbulohen detajet e takimit të kryeministrit të ri Edi Rama me ministrat e kabinetit të tij. Porositë dhe merakët e shefit të qeverisë së re Dy ditë intensive të mbledhjes informale të qeverisë, Edi Rama i ka përmbyllur me një rresht të vetëm në “Facebook”: “Detyrat janë tonat, pushteti i popullit”, duke lënë të kuptohet se misioni i kabinetit të ri, duhet të jetë puna në shërbim të qytetarit. Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, mblodhi mëngjesin e së enjtes mbledhjen e dytë të ekzekutivit të ri, në takim që zgjati rreth afro 3 orë, e që u konkludua rreth orës 12:30, po diskutimi mbeti hermetik për mediat. Pasi u ka dhënë direktivat e fundit ministrave, kryeministri i ardhshëm, ka rezervuar një takim me kryetarët e bashkive dhe komunave të qarkut Vlorë, si dhe me deputetët e majtë të këtij qarku. Mësohet se shefi i ardhshëm i qeverisë, njëherësh deputet i Vlorës, ka kërkuar nga krerët e bashkive dhe komunave të përfundojnë projektet, pasi puna për zbatimin e tyre do të nisë shumë shpejt. Çështja e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare, ka qenë gjithashtu një temë e rëndësishme e bisedës. Duke i qëndruar besnik idesë së punësimit duhet bazuar tek meritokracia, Edi Rama ka këmbëngulur që procesi i marrjes në punë t’u besohet konkurseve të forta dhe jo njohjeve miqësore. “Mbyllni projektet për zhvillimin e zonave, shpejt nis puna. Mos pretendoni të fusni miq ... Vijon në faqen 2
Edi Rama Vlorë

Thirrje kujtesës sonë nga një gjykatë skoceze

Opinioni i Ditës Përpara pak ditësh, një vendim i Gjykatës Penale të Apelit në Edinburg të Skocisë gjeti mes jehonë jehonë në të gjerë edhe në mediat ... Nga ILIR DHIMA Përpara pak ditësh, një vendim i Gjykatës Penale të Apelit në Edinburg të Skocisë gjeti mes jehonë jehonë të gjerë edhe në mediat ... Thirrje kujtesës sonë nga një gjykatë skoceze Vijon në faqen 19
Ilir Dhima Edinburg Skoci

Na lipset një President Republike pa “nishan”

Opinioni i Ditës Nga KIÇO BLUSHI Debati qe ka lindur lidhur me qëndrimin ndaj Nishanit të “vetëpolitizuar”, pas ngjarjes së SHQUP-it, ka nxjerrë në pah problemin tonë ... Na lipset një President Republike pa “nishan” Vijon në faqen 20
Kiço Blushi Nishani

Afërdita dhe Shpati kthehen bashkë pas pesë muajsh ndarje

Fotografi të kapin mat ish-të dashuruarit në Shkup dhe Tiranë (Fotot ekskluzive) (Në foto:) Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi duke shëtitur në rrugët e Shkupit Këngëtari dhe modelja, bashkë për jetë nate. Gjithçka që nuk dinit për sëmundjen e yndyrnave. 6 përgjigje për kolesterolin... Çfarë është dhe si luftohet Nga ERALDO REXHO Më në fund një lajm i mirë nga kronika rozë... Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi janë sërish bashkë. Si miq apo si të dashur, këtë nuk dimë ta themi me siguri, por është fakt tashmë që ... SUPLEMENT
Afërdita Dreshaj Shpat Kasapi Eraldo Rexho Shkup Tiranë