Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel 27 janar 2013

“PS, 72 DEPUTETE” Edi Rama zbardh sondazhin në Asamble

KREU SOCIALIST PUBLIKON HARTEN ELEKTORALE: NE TIRANE, 17 DEPUTETE “PS, 72 DEPUTETE” Edi Rama zbardh sondazhin në Asamble Probleme me listat, 540 votues të vdekur në Gjirokastër. Niko Peleshi e Qazim Sejdini futen në kryesi. Rama dhe Meta, në Prishtinë për Kongresin e PDK-së Nga DARINA TANUSHI Partia Socialiste pretendon të fitojë rreth 72 deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit, sipas një sondazhi të kryer nga strukturat e saj. Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, kreu socialist, Edi Rama ka informuar anëtarët me rezultatet e një sondazhi të bërë një javë më parë nga Partia Socialiste. PS ka bërë një ndarje të zonave, në bazë të ndryshimit të fundit bërë nga KQZ, për të testuar mbështetjen që ekziston për të në rang vendi. Kështu, kryetari socialist, Edi Rama informoi se rezultati është pozitiv në Tiranë: 17 deputetë, nga 33 mandate që janë në qarkun. Sipas sondazhit të bërë nga PS, vihet re barazim rezultati me PD-në në qark të Elbasanit apo të Durrësit, në Dibër e Kukës. Shkodra mbetet ende një bastion i PD-së, siç rezulton edhe nga sondazhi i socialistëve. Nga rezultatet e asaj që ka informuar Rama, edhe forca e re politike e drejtuar nga Bamir Topi rezulton... Vijon në faqet 2-3
Edi Rama Niko Peleshi Qazim Sejdini Ilir Meta Bamir Topi Tiranë Gjirokastër Prishtinë Elbasan Durrës

Çfarë shitet e blihet në këtë pazar?

Opinioni i Ditës Nga AHMET SHQARRI Më duket se "pazar" është fjala që i përshtatet më shumë gjithë kësaj gjullurdie, që ka përfshirë këto ditë jo vetëm futbollin, por gjithçka... Çfarë shitet e blihet në këtë pazar? Vijon në faqen 13
Ahmet Shqarri

“Truproja i Majkos më tha: Të vras po nuk i kape në foto me Klintonin”

INTERVISTA/ Meksi Xhufka, fotografi “historik” i Protokollit (Në foto:) Fotografi i Protokollit të Shtetit, Meksi Xhufka. Majko - Klinton në SHBA. Familja Berisha. Prodi - Fino në Tiranë Që nga Adil Çarçani deri tek Berisha, huqet e politikanëve para aparatit. “Aleksandër Meksi më shpëtoi jetën kur më ra infarkti i katërt brenda në kryeministri” Nga VALENTINA MADANI Për 30 vite me radhë, ai nuk ndezi thjesht blic apo shkrep aparate. Meksi Xhufka mund të krijojë fotografi... Një burrë shtatshkurtër 60-vjeçar, i përpiktë, i saktë, aq sa e “mërzit” vonesa e ardhjes... Në faqet 8-9
Meksi Xhufka Majko Klinton Adil Çarçani Berisha SHBA Tiranë

Arsimi fillor, në shtator 2013 do nisë me 6 klasë

KURRIKULAT Në faqen 6