29/08/2013
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

29 gusht 2013

URDHRI I SALI BERISHES “Lironi zyrat deri më 31 gusht”

KRYEMINISTRI NE DETYRE JEP ORIENTIMET PER SHKEMBIMIN E PUSHTETEVE URDHRI I SALI BERISHES “Lironi zyrat deri më 31 gusht” Thërritet në zyrë shefja e Protokollit. Urdhëresa e brendshme vetëm për stafin politik, këshilltarët dhe drejtorët e Kryeministrisë. Selia e vjetër e PD i kalon Bashkisë Nga VALENTINA MADANI Kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një urdhër të brendshëm, përmes të cilit i kërkon stafit politik që deri në datën 31 gusht të lirojë zyrat për pasardhësit e majtë. Burime pranë kryeministrit bëjnë të ditur se z.Berisha para pak ditësh ka thirrur në zyrën e tij shefen e protokollit, Nadia Qesja, së cilës i ka kërkuar që t’ia përcjellë urdhrin të gjithë stafit politik. Këtu bëjnë pjesë këshilltarët dhe drejtorët, të cilët në bazë të urdhërit duhet që deri në datën 31 gusht të lirojnë zyrat e tyre dhe të përgatisin të gjithë dokumentacionin që do t’u lihet gati zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit të ri, Edi Rama. Një urdhër i tillë nënkupton në mënyrë të qartë dorëheqjen pa përjashtim të njerëzve politikë, të cilët kanë punuar me z.Berisha dhe në këtë rast urdhri nuk ka të bëjë me pjesën tjetër të administratës civile të Kryeministrisë..... Vijon në faqen 3

BEN THEODHOSI: ISHA NE GJIROKASTER KUR TIM ATE E SHKARKUAN NGA FUNKSIONET

DOSSIER NGA FATOS VELIU Në faqet 10-11

Katrahura urbane nuk është fatkeqësi natyrore

Opinioni i Ditës Nga MENTOR KIKIA Pasi mblodhi një grup urbanistësh të huaj, e çiti shetitën nja dy ditë si turistë të hutuar nëpër zemrën e katrahurës urbane të Shqipërisë,... Katrahura urbane nuk është fatkeqësi natyrore Vijon në faqen 20

Mbi kontrollin e territorit

Opinioni i Ditës Nga KIÇO BLUSHI Duke qeëpë disa ditë në qytetin tim, Korçë, teksa shëtisja nëpër rrugët me kalldrëm të qytetit, e pyeta veten: Ç’e ka shpejtuar këtë ... Mbi kontrollin e territorit Vijon në faqen 21

Zbulohet videoja e Dafinës ku shan Tunën: Ajo ka ngrënë m.. për mua

Rimartohet pas 20 vitesh Gjyste Vulaj, fotot e ceremonisë (Ne foto:) Dafina Zeqiri dhe Tuna në kohën e “dashurisë”. Gjyste Vulaj nuse. Valbona Mema në pishina Si plasi sherri mes dy vajzave dikur kolege dhe mike të ngushta.Valbona Mema, foto provokuese të këngëtares. Anxhela Martini “kap” burrin e Lepa Brenës... Nga ERALDO REXHO Një video e publikuar nga Besfort Hasani, ish-bashkëpunëtor i Dafina Zeqirit, ka bërë që kjo e fundit të përfshihet në një tjetër skandal mediatik. Këngëtarja e njohur e dhjetëra hiteve, ... SUPLEMENT

“Strategjia e betejës për kontrollin e territorit”

EDI RAMA PAS TRI DITEVE KONFERENCE Në faqen 4

Bashkia: Me lekët e romëve ndërtoheshin 60 apartamente

TE IMPLIKUARIT Në faqen 9

Në punën e vajzës që u dogj me acid, flasin kolegët

DEL IDENTIKITI Në faqen 5

Të larguarit nga puna do paguhen nga institucionet

VENDIMI Në faqen 7

Mirel Josa: Skënderbeu mund të bëjë mrekullinë

SOT NDESHJA Në faqen 22

Rrihet me grushte për makinën, vdes Karaj

FLET E BIJA Në faqen 12