31/07/2013
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

31 korrik 2013

SOT QEVERIA E RE

Emrat, kabineti me 19 ministra RAMA PUBLIKON PIKAT KRYESORE TE PROGRAMIT TE PERBASHKET PS-LSI PS-ja e Selanikut, letër për Tiranën: Përfaqësuesin e emigracionit duhet ta zgjedhim ne. Kauza jonë politike të mos bjerë pre e klientelizmit partiak Kryeministri i zgjedhur Edi Rama pritet të bëjë publikë sot, emrat e bashkëpunëtorëve të tij në kabinetin e qeveritar. Në fakt, kryeministri i zgjedhur Edi Rama kishte lajmëruar dje në mbledhjen e konferencës për shtyp, të cilën e shtyu për sot në orën 11.00. Burime nga PS bënë të ditur se ai ka mbajtur shumë sekret emrin e konferencës. Por dy janë çështjet, për të cilat vetë Rama ka lajmëruar se do t’i bëjë publikë shumë shpejt. E para është programi 300-ditor i qeverisë së re, dhe e dyta është lista me ministrat e qeverisë së re. Këtë të fundit ai e lajmëroi që do ta shpallte, ose ditët e fundit të korrikut, ose javën e parë të gushtit. Ndaj edhe të gjitha gjasat janë që sot të kemi qeverinë e re. Por, një tjetër datë ka qenë e planifikuar për shpalljen e ministrave të qeverisë “Rama”, data 5 gusht. Aleati i tij kryesor, kreu i LSI-së Ilir Meta ndodhet me pushime dhe pritet të kthehet pikërisht të hënën që vjen. Megjithatë nuk është kjo arsyeja që e pengon shpalljen përfundimtare të emrave. Të njëjtat burime nga PS, bëjnë të ditur se nuk ka qenë e lehtë për kryeministrin Rama të përzgjedhë emrat e ministrave. Vijon në faqet 2-3

VENDIMI I QEVERISE

Rregullorja për paratë false, ruhen për 15 vjet nga Banka e Shqipërisë Në faqen 6

DESHMITARI: VELLAI MORI PLUMB NE KEMBE

Atentat në mes të Durrësit, plagosen me armë 4 persona Në faqen 14

Masakra në Vlorë, nipi i Diana Ademit: Djali i tha “mos shko atje me pushime”

Vrasja e trefishtë, Oliver Çadra: Ajo edhe targat i kishte VL Masakra në Vlorë, nipi i Diana Ademit: Djali i tha “mos shko atje me pushime” (Në foto:) Oliver Çadra, nipi i viktimës. Makina e 53-vjeçares Diana Ademi Arrestohen 2 pronarët e plazhit privat për “moskallzim krimi”. Rrëfimi i nipit të gruas së vrarë: Djali i saj më tha në telefon “ta gjejmë vrasësin e mamit” Nga ENRIK MEMHETI Diana e donte shumë Vlorën; megjithëse jetonte prej 23 vitesh në Gjermani, kokën e kishte pas. Djali i saj i ishte lutur që të mos vinte më në Shqipëri, por ajo i kishte thënë se nuk mund t’i kalonte në vend tjetër pushimet” Në faqen 13

DOSJA NE GJYQ

Ngacmoi të miturën, nën akuzë 72-vjeçari Në faqen 9

YZBERISHT

Sherri për parkingun, plagosen dy vëllezërit Në faqen 8

DESHMIA E RREME

Arrestohet nusja, akuzoi vjehrrin për ngacmim seksual Në faqen 12

BIOGRAFIA/ KUJTIMET E YMER DISHNCES

Hoxha sekretar politik i PPSH: Jam i paaftë për detyrën Hoxha sekretar politik i PPSH: Jam i paaftë për detyrën Në faqen 21

ALKETA VEJSIU, NOT NE JUG

PUSHIMET E INVA MULES. ERMAL MAMAQI: SI E NJOHA SERDIN E VRARE NE VLORE Suplement

Opinioni i Ditës

Koncepti i rritjes cilësore të kurritën e socialdemokracisë moderne, merr në konsideratë mbrojtjen e përhershme të burimeve, me kujdesin... Nga PËRPARIM KABO “Rilindja”, dimensioni i barazisë sociale Vijon në faqen 23