Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E shtunë 5 Korrik 2014

GARDA, RRITEN PAGAT

ZBARDHET SHTESA/ 82 MIJË LEKË PAGA MESATARE BRUTO PËR ROLIN BAZË Ligji, sa përfitojnë 1280 efektivët Drafti i ri “Për policinë e Shtetit”, 450 oficerë përfitojnë kredi 3 milionë lekë të reja me interes 3%. Byroja e Hetimit, paga mesatare 76 mijë lekë Nga AURORA KOROMANI Oficerët e Gardës së Republikës me strukturën e re që do të miratohen së shpejti në Kuvend, bëhen pjesë e Policisë e Shtetit. 1283 punonjësit e Gardës do të përfitojnë të gjithë rritje page. Një gjë e tillë parashikohet në Ligjin e ri të Policisë së Shtetit, i cili është miratuar në qeveri para pak kohësh. Në tabelën që i është bashkëngjitur këtij ligji, përcaktohet se do të jenë 1283 punonjës të Gardës, të cilët do të “transferohen” nën varësinë e Policisë së Shtetit. Por ky kalim padyshim që do shoqërohet me ndryshime financiare, të cilat parashikohen në nenin 21 të ligjit të ri për policinë. Duke iu referuar këtij ligji, do jenë 1010 punonjës të Gardës në rolin bazë, të cilët do të transferohen në Policinë e Shtetit, duke pësuar rritje rroge. Kështu, nëse paga mesatare e oficerëve bazë të Gardës ka qenë 58 175 lekë, pasi të transferohen në Policinë e Shtetit, kjo pagë do të bëhet 82 815 lekë. Pra, në këtë rast oficerëve bazë që do të kalojnë... Në faqet 8-9
Aurora Koromani Kuvend

Kuptim-moskuptimi i precedentit “Dajti”

Opinioni i Ditës Nga KIÇO BLUSHI Prej disa ditësh po flitet e po kërkohet me këmbëngulje nga ndërkombëtarët një reformë e thellë dhe qenësore në Drejtësi. ... Vijon në faqen 25 Kuptim-moskuptimi i precedentit “Dajti”
Kiço Blushi

Ganiu i Bleonës në krahët e tjetrës. Arvizu, tortë Ramës për 50-vjetorin

BLUE TOOTH Afërdita Dreshaj: Ja me kë e ndava shtratin mbrëmë Ganiu i Bleonës në krahët e tjetrës. Arvizu, tortë Ramës për 50-vjetorin (Në foto:) Gani Bardha me një vajzë të panjohur. Rama feston me Arvizun 50-vjetorin. Rozana Radi, Xhuliana e “BB7” VIP-a në plazh/ Velinat e “Fiks”-it pushojnë në Greqi, Anxhela Martini dhe Emina Çunmulaj, xhiro me jaht. Rozi Radi në Dhërmi Lorik Cana dhe Monika, muaj mjalti me familjen. Ermal Merdani, pushime me të dashurën e re. Rikja e “BB”, tifo për Brazilin Suplement
Afërdita Dreshaj Bleona Arvizu Rama Gani Bardha Greqi Dhërmi Brazil