Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E premte 5 Dhjetor 2014

BASHA PER DODEN “Kush thyen bojkotin, përjashtohet”

DEPUTETJA LAJMEROI HYRJEN NE KUVEND, KREU I PD: KEMI VENDIM POLITIK BASHA PER DODEN “Kush thyen bojkotin, përjashtohet” Zgjedhja e forumeve te reja, s’ka spastrimе brenda partisë. Prania e Topallit në aktivitetet ndërkombëtare të parlamentit nuk është thyerje e bojkotit Nga VALENTINA MADANI lideri i opozitës, Lulzim Basha paralajmëroi mbrëmë në emisionin “Top Story” të gazetares, Sokol Balla në TCH përjashtimin nga Partia Demokratike të deputetëve që thyen bojkotin e Kuvendit. I pyetur për rastin e deputetes Mesila Doda, e cila ka sinjalizuar hyrjen në Kuvend, Basha bëri të qartë se “çdo deputet i PD duhet të respektojë vendimin politik të PD-së për bojkot të Kuvendit. Kushdo që e thyen këtë vendim përjashtohet nga partia”. Sa i përket rastit të ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ka marrë pjesë në disa tryeza të përbashkëta parlamentare me mazhorancën jashtë vendit, Basha sqaron se vendimi për bojkot nuk ka të bëjë me aktivitetet ndërkombëtare. “Në asnjë rast, kur kemi pasur aktivitete ndërkombëtare nuk kemi thënë ‘jo’. Ne kemi bërë denoncimet tona në takimet periodike me delegacionet ndërkombëtare për këtë qeverisje që dhunon sistematikisht ligjin dhe Kushtetutën. ... Në faqen 5
Lulzim Basha Mesila Doda Jozefina Topalli Sokol Balla Valentina Madani Kuvend

Mashtrimi që vjen prej “heronjve” të stisur

Opinioni Sportiv Është një lloj specie që vetëm pompohet për t’u fryrë, duke ju plasur pastaj në fytyrë turmës së cilës nuk i mbetet veçse të thuhet edhe... Vijon në faqen 20 Nga AHMET SHQARRI Mashtrimi që vjen prej “heronjve” të stisur
Ahmet Shqarri

Ç’pritet pas djegies së mandateve të opozitës?

Opinioni i Ditës Ne nuk bëjmë llogari aritmetike. Vendimi ynë për të dalë nga parlamenti është vendim politik dhe ne nuk mund të rrimë... Vijon në faqen 21 Nga KIÇO BLUSHI Ç’pritet pas djegies së mandateve të opozitës?
Kiço Blushi

Peleshi: Kritikat e PS-LSI? Po bëjmë dhe detyrën e opozitës

Zv/kryeministri: E papranueshme nostalgjia për diktatorin Hoxha INTERVISTA (Në foto:) Zëvendëskryeministri Niko Peleshi. Deputeti i PS Gramoz Ruçi dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta “Zinxhiri i borxheve në sistemin energjetik ka shkuar në 1.1 miliardë dollarë. Programi kërkon një mandat për t’u realizuar” Nga DARINA TANUSHI Zëvendëskryeministri Niko Peleshi e vlerëson vitin e parë të qeverisjes së koalicionit të majtë si një vit që ka patur progres në ekonomi... Në faqet 2-3
Niko Peleshi Gramoz Ruçi Ilir Meta Darina Tanushi Hoxha

Ja si fitohen 6 kreditet për 35 mijë mësuesit

UDHEZIMI: SI BEHEN TESTET NE KORRIK Në faqen 11

Fond BESA

fB FOND BESA Kredi Biznesi Kredi Eficence e Energjise www.fondbesa.com