Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë 8 Prill 2014

LISTA ME 16 DEPUTETE

ALUIZNI/ FLAMUR NOKA ME NDERTIM NE KAMEZ, TOM DOSHI NE SHKODER LISTA ME 16 DEPUTETE Emrat, kush pret lejen e legalizimit 160 mijë aplikime në të gjithë Shqipërinë për ndërtimet pa leje. Parlamentarët e 7 partive, zbardhen kërkesat e Shehit, Sterkajt, Kadelit, Tahirit, Pezës e Qefalisë Nga DARINA TANUSHI Plot 16 deputetë kanë aplikuar pranë ALUIZNI-t për legalizimin e pronave të tyre. Ashtu si qytetarët e thjeshtë, edhe këta deputetë kanë depozituar dosjet e tyre dhe presin dokumentin që do t’i bëjë ata pronarë të tokave apo ndërtesave që janë bërë mbi këtë tokë. Nga një investigim i bërë dje nga “Gazeta Shqiptare” në portalin online të ALUIZNI-t, ku kërkohen emrat e atyre që kanë depozituar kërkesë për legalizim, rezulton se deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi pret legalizimin e një prone që disponon në Shkodër. Deputeti tjetër socialist, Paulin Sterkaj është në pritje të përgjigjes për një pronë të tij në Tiranë. Ndërsa kolegu i tyre Dashamir Peza pret legalizim për pronën e tij, pikërisht në Pezë të Tiranës. Në pritje gjihashtu janë edhe deputetët: Xhemal Qefalia, për një pronë pikërisht në komunën e Dajtit, Dashamir Kamberi i PS, për një pronë në Tiranë, në njësinë nr.7. Deputeti, aleat i socialistëve, Mark Frroku... Vijon në faqen 6
Flamur Noka Tom Doshi Darina Tanushi Shehit Sterkajt Kamëz Shkodër Shqipëri Tiranë Pezë

Statusi si çështje dinjiteti kombëtar

Opinioni i Ditës Nga MIMOZA KOÇIU Dy muaj e ndajnë Shqipërinë nga provimi i pashmangshëm që ka me Bashkimin Europian. Për herë të pestë, nxënësja që u rrëzua... Statusi si çështje dinjiteti kombëtar Vijon në faqen 19
Mimoza Koçiu Shqipëri

Meta rrëfen ditëlindjen në Lalëz: Më kushtoi 3500 lekë për person

“Palmat me qira 60 mijë lekë, kisha vetëm 3 karkaleca në pjatë” Meta rrëfen ditëlindjen në Lalëz: Më kushtoi 3500 lekë për person (Në foto:) Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Pamje nga ditëlindja e kryeparlamentarit, organizuar në Gjirin e Lalëzit “Më vjen mirë kur politikanë të shquar dhe të apasionuar pas nekrofilisë, tani kanë filluar të merren me ditëlindjet” “Ata vuajnë nga sindroma e Otellos, ku një nga problemet kryesore ishte edhe ai i xhelozisë. Dhurata më interesante, e Edi Ramës” Në faqet 4-5
Ilir Meta Edi Rama Lalëz Gjirin E Lalëzit