Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E mërkurë 8 Tetor 2014

KONTROLLI NE SHISH

RAPORTI/ ANETARI I KOMISIONIT TE SIGURISE ZBARDH TE VERTETEN KONTROLLI NE SHISH Luan Rama: Nuk u përgjuan zyrtarë Thashethemet për përgjimet nga SHISH, deputeti i LSI: Në raportin e kontrollit parlamentar nuk ka asnjë artikulim të tillë. Berisha: Përgjuan shërbimet e huaja I ftuar përballë një paneli gazetarësh në emisionin e gazetarit Roland Qafoku, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, njëherazi anëtar i Komisionit parlamentar të Sigurisë, ka hedhur poshtë dyshimet e ngritura në media për përgjimin e paligjshëm të zyrtarëve të lartë të shtetit nga ana Shërbimit Informativ Shtetëror. I pyetur nga zv/kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare”, Tedi Blushi se sa i vërtetë është pretendimi se grup-kontrolli parlamentar që inspektoi SHISH-in ka konstatuar përgjime të paligjshme të zyrtarëve të lartë, Luan Rama deklaroi se “unë jam pjesë e Komisionit të Sigurisë, e njoh materialin që është dorëzuar në Komision, dhe më lejoni t’ju them që në atë material dhe në atë diskutim që është bërë në Kuvend nuk ka asnjë artikulim të kësaj natyre”. I pyetur gjithashtu nga zv/kryeredaktori i “GSH”, Tedi Blushi nëse LSI-ja e mbështet apo jo qëndrimin e kryeministrit... Në faqen 5
Berisha Roland Qafoku Arben Frroku Tedi Blushi

Opinioni i Ditës

Nga MENTOR KIKIA Nëse ka një fushë ku mund të çëmtohesh pa u lodhur fare, raste abuzivizmi, kjo është drejtësia. Çdokujt që i është dashur të përballet... Drejtësia, si paralajmërim i një beteje të re politike Vijon në faqen 13
Qosja

Letra e Arben Frrokut: S’e vrava unë Lamajn. Akuzat kundër meje, politike

Flet i akuzuari: U bënë manipulime nga shërbimet inteligjente (Në foto:) Arben Frroku në gjykatë. Faksimile e letrës së Frrokut. Makina e biznesmenit Emri i dëshmitarit, Tahiri paralajmëroi hetim të ish-policëve. Hysni Burgaj: Jam i gatshëm që të dëshmoj në çdo kohë që të më thërrasin Unë i quajturi Arben Frroku, lindur në Pukë, banues në Tiranë, i vë në hije akuzën nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vrasjen e shtetasit Dritan Lamaj, dua të ndaj pak fjalë... Në faqet 6-7
Tahiri Hysni Burgaj Gjikën Milva Ikonomi Vera Grabocka Pukë Tiranë

REZULTATI/ PROVIMET ME ZGJEDHJE

7 FAQE SPECIALE MATURANTET E VJESHTES, NOTAT PER 11 MIJE VETE, SHANS PER NE UNIVERSITET Në faqet 20-26