Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel 9 Shkurt 2014

FLET I MBIJETUARI

AKSIDENTET / TMERRI NË RRUGË, 11 TË VDEKUR E 13 TË PLAGOSUR PËR 24 ORË FLET I MBIJETUARI “Si ramë 100 metra në greminë” Rrëfimi i 18-vjeçarit Servet Hoxha: Mbesën 3-vjeçare e mbrojta me trupin tim. Shpëtova se u hodha nga dritarja e furgonit. Shoferi i ri, por kishte përvojë Nga MATILDA TOTA Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Në momentin që ramë me furgon në greminë, unë së bashku me vajzën 3 vjeçe të dajës dolëm nga dritarja e automjetit. Ajo çka pashë me sytë e tmerrshme. Pashë të vdekur dhe të plagosur që bërtisnin me të madhe dhe kërkonin ndihmë. Falë Zotit unë munda të mbijetoj si dhe të shpëtoj nga vdekja kushërirën time të mitur”. Kështu deklaroi dje, 18-vjeçari Servet Hoxha, nga Kukësi, i cili i mbijetoi mrekullisht aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e djeshëm në aksin rrugor Kukës-Shishtavec. I riu pohoi se po udhëtonte nga fshati Topojan për në qytetin e Kukësit së bashku me gjyshen e tij, Zyrie Kovaci, 74 vjeçe, dhe vajzën e mitur D. Kovaci, të cilat, dy ditë më parë kishin shkuar për vizitë tek familja e tij. Në një intervistë dhënë Spitalit Rajonal të Kukësit ku ndodhet i plagosur, Hoxha rrëfeu me detaje skenën e përgjakshme, ku humbën jetën 6 persona si dhe u plagosën 7 të tjerë.... Vijon në faqet 2-3
Servet Hoxha Matilda Tota Zyrie Kovaci D. Kovaci Kukës Kukës-Shishtavec Topojan Spitali Rajonal i Kukësit

Madhështia dhe të vegjlit e kësaj bote

Opinioni i Ditës Nga AHMET SHQARRI Disa ngjarje të një dite, qëllon të të sjellin ndjesi të tilla ku e madhërishmja i lë në hije dhe gati në harresë vogëlsirat dhe të këqijat e kësaj bote. Madhështia dhe të vegjlit e kësaj bote Vijon në faqen 25
Ahmet Shqarri

A mund të pritet shumë nga vizita e Ramës në Serbi?!

Opinioni i Ditës Nga BEN ANDONI Vetëm pak ditë pasi Mrky, ministër i Jashtëm serb vizitoi Shqipërinë dhe analistët pranë pushtetit amplifikuan erën e re mes vendeve, ... A mund të pritet shumë nga vizita e Ramës në Serbi?! Vijon në faqen 24
Ben Andoni Edi Rama Mrky[?] Shqipëri Serbia

Letërkëmbimi i Ramizit me Nënë Terezën: S’i duam ‘Motrat’, kemi plot bamirës këtu

Dokumentet e pabotuara të ish-Presidentit me “të shenjtëruarën” Humanistja i shkruajti kreut të shtetit më 16 gusht 1989, provoi ta bindte për të pranuar në Shqipëri Misionaret e Bamirësisë. “Nuk kam ar e argjend, lutem për ju” Letërkëmbimi i Ramizit me Nënë Terezën: S’i duam ‘Motrat’, kemi plot bamirës këtu (Në foto): Ish-presidenti Ramiz Alia. Vizita e bamirëses Nënë Tereza në Shqipëri më 1989. Faksimile të letërkëmbimit mes të dyve Humanistja i shkruajti kreut të shtetit më 16 gusht 1989, provoi ta bindte për të pranuar në Shqipëri Misionaret e Bamirësisë. “Nuk kam ar e argjend, lutem për ju” Nga DR. MUSA AHMETI Të shkruash për personalitete me reputacion ndërkombëtar e me punë dhe përkushtimin tyre, sakrificën e dashurinë për tjetrin, sinqeritetin, bujarinë dhe besën e dhënë, është... Në faqet 10-11
Ramiz Alia Nënë Tereza Musa Ahmeti Shqipëri

UDHËZIMI I PLOTË

15 Ditë ZBARDHET FORMULARI I RI PËR ANËTARËSIMIN NË PD, BASHA: SI DO HAPET PARTIA Në faqet 4-5
Basha

NJOFTIM STAMLES sh.a.

Njoftohen te gjithe aksioneret e shoqerise STAMLES sh.a. (Ish fabrika e cigareve “Telat Noga”,Durres), per zhvillimin e mbledhjes se Asamblese se pergjithshme te shoqerise STAMLES sh.A. dite e marte date 25.02.2014, ora 18.00. Materialet e mbledhjes se aksionereve si dhe rendin e dites, mund ti terhiqni prane Albanian University, Bulevardi “Zogu i”, ish Pallati i Kultures “Ali Kelmendi”, Tirane. Per cdo informacion kontaktoni ne nr. 0672039230.
Durrës Tiranë Bulevardi “zogu I” Pallati i Kultures “ali Kelmendi”