10/08/2014
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

10 gusht 2014

HETIMI NEPER KAZINO

Ardian Bitraj humbi 300 mijë euro VJEDHJA NE BSH, PROKURORIA KONTROLLON PASURINE E 60 TE DYSHUARVE Deputeti i PS, Fatmir Toçi: Fullani të japë dorëheqjen. Bogdani i PD: Rama dhe ndërkombëtarët ‘elegantë’ po heshtin. Guvernatori takon vartësit: Mprihni shqisat Nga AURORA KOROMANI Dëshmitë që ka dhënë Ardian Bitraj për mënyrën se si arriti që t’i vidhte lekët, por edhe të harxhonte të gjitha në bixhoz, ka ngritur dyshime te grupi hetimor. Burime zyrtare nga prokuroria bëjnë me dije se nga dëshmitë që punonjësi i Bankës së Shqipërisë ka dhënë para organit të akuzës, ka dyshime se dëshmia e tij është e pasaktë. Kjo për faktin se prokuroria mendon se Bitraj ka ndërtuar dëshminë e tij më tepër për të pasur një alibi të mirëfilltë për të fshehur rrugën e vërtetë se ku kanë përfunduar paratë që janë vjedhur nga arka e thesarit në bankë. Përveç kësaj, dyshimi i grupit hetimor është ngritur pasi gjatë gjithë kohës, 45-vjeçari mohon që në gjithë këtë histori të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë. Të njëjtat burime zyrtare bëjnë me dije se në sajtë e pamjeve filmike që disponon prokuroria dhe dëshmitë që kanë dhënë punonjës të këtij kazinove, rezulton se Bitraj nuk e ka harxhuar te lojërat e fatit dhe me... Në faqet 2-3

Nusja i vrau nënën me vaj të nxehtë, hakmerret mbi kunatin: Ma dha truri

PERGJIMET/ Vëllai i tha pas krimit: Harram, na fute në gjak (Në foto:) Kunatat Hike dhe Xhemile Skuka të dënuara për vrasjen me vaj të nxehtë të vjehrrës së tyre, Naime Skuka. Vendi ku varrosën Dosja e prokurorisë: Uran Skura qëlloi me breshëri mbi Basri Nikollin. Rrëfimi: Piva raki, shkova tek varri i nënës dhe qava Edmond Skuka i tha vëllait: Jazëk të qoftë se na le fëmijët rrugëve, fute litarin vetes se s’ka rezultat më për ne kjo punë Në faqet 5

EMIL LAFE KUNDER ARDIAN MARASHIT: TI JE KOMISARI BLU, PERÇMOVE TE VJETRIT

POLEMIKA PER ALBANOLOGJINE Në faqet 8-9

“Rusia”, polemikë e ashpër Britani-Francë

Dje në “Washington Post” Kryeministri i Britanisë, David Kameron, e ka udhëhequr sulmin kundër Francës: “Do të ishte paimagjinueshme për britanikët që t’i shiten luftanije Rusisë”, deklaroi ai. ... ANNE APPLEBAUM “Rusia”, polemikë e ashpër Britani-Francë Vijon në faqen 21

“Flamurtari” dhe futbolli në të zezë....

Komenti Sportiv Përpara pak ditësh dëgjova një intervistë të zotit Sinan Idrizi, ku midis të tjerash deklaronte se Flamurtari do bëne histori, do paguheshin... Nga XHEVDET ZEKAJ “Flamurtari” dhe futbolli në të zezë.... Vijon në faqen 22

Matura, nesër mbyllet afati i aplikimit për Formularin A2

SI DO SHPERNDAHEN KUOTAT E MBETURA Në faqen 6

Harta e re me çmimet në Laç, Lezhë, Mirditë dhe Mamurras

VLERA E PRONES Në faqet 8-9

Edi Paloka: Nuk lejojmë zgjedhje me këtë reformë

OPZITA Në faqen 4

Shëndeti i gojës, 50% vuajnë nga paradontoza

FLET STOMATOLOGJIA Në faqen 7

Fotaq Andrea: Konica, a do të konvertohej në katolik?

MILOSAO/ LETRA PER APOLINERIN A do të konvertohej Faik Konica? Suplement