11/03/2014
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

11 mars 2014

ISH-OFICERI I SHISH

“E vërteta e tritolit në ballkon” SHPERTHIM NE TIRANE/ ILIR DAKO: S'KAM KONFLIKTE, NGATERRUAN ADRESE Eksploziv në shtëpinë pranë “Petro Ninit”, plagoset Vasilika Dako. Në pallat kanë jetuar 30 muxhahedinë dhe politikanë. Ilir Dako: Nuk jam biznesmen Nga AURORA KOROMANI Tritol në banesën e ish-efektivit të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Shërbimit Informativ Ushtarak. Burime të policisë sqarojnë se persona të panjohur kanë sulmuar nga jashtë me eksploziv artizanal apartamentin e Ilir Dakos. Ky i fundit prej vitit 2006 nuk punon në forcat e sigurisë shtetërore, pasi ka dalë në pension të parakohshëm. Burime policore sqarojnë se nga shpërthimi janë thyer xhamat e dritareve, të cilat kanë rënë mbi motrën e Dakos, Vasilikën. Menjëherë, 60-vjeçarja është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku ka marrë ndihmën e shpejtë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:40 pas mesnate duke u gdhirë dita e hënë, në rrugën “Ymer Kurti”, në zonën e Tiranës së Re, përballë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”. Sipas policisë, ngjarja ndodhi në katin e tretë të pallatit, ndërkohë që dëmtime të shumta ka pasur edhe në katin e dytë të tij, ku banon me qira një prej zëvendësministrave... Vijon në faqen 8

TODI LUBONJA: ENVERI ME KRITIKOI SE E PASQYROVA FJALIMIN E TIJ ME VONESE

MEHMET SHEHU: TE PLASI KOBURJA NE BREZ Në faqet 14-15

Ragmi Mustafa: Rama e Thaçi nuk na dhanë 100 mijë eurot

KREU I PRESHEVES: DUHEN BRENDA MARSIT Ragmi Mustafa: Rama e Thaçi nuk na dhanë 100 mijë eurot Në faqen 20

John Kerry ka të drejtë të paralajmërojë

Opinioni i Ditës Nga QAZIM TEPSHI Disa ditë më parë Sekretari i Shtetit të SHBA, John Kerry, në konferencën e sigurisë të Europës në Mynih bëri një deklaratë alarmuese... John Kerry ka të drejtë të paralajmërojë Vijon në faqen 18

Mbi konfliktin maxhorancë-President

Opinioni i Ditës Nga ALFRED CAKO Këtë gjashtëmuaj kemi vënë re, herë hapur e herë me diplomaci, herë më fort e herë më lehtë, një kundërvënie të dukshme edhe nga syri... Mbi konfliktin maxhorancë-President Vijon në faqen 19

Rrëfimi i nënës: 3 vajzat i vrava që t’i shpëtoja, do bëheshin prostituta

ITALI/ Edlira Dobrushi merrte 1100 euro nga ish-bashkëshorti (Në foto): 37-vjeçarja, Edlira Dobrushi që vrau me thikë tre vajzat e saj. Një lëterim i Dobrushit kur mësoi krimin e rëndë. Mesazhi i shnoeve për tre vajzat Tragjedia në familjen shqiptare, 37-vjeçarja humbi burrin, biznisin dhe fëmijën e katërt. Telefonata e fundit në numrin 129 Bëra gjënë e duhur, duke i shpëtuar nga një fat mizor dhe i pëmëshirshëm. I mbrojta nga të këqijat, pasi në të kundërt do të ishin bërë prostituta”. Kjo ka qenë dëshmia e 37-vjeçarja... Në faqen 9

Kodi i ri Penal merr 84 vota, zbardhet debati në parlament

ANTIKORRUPSIONI Në faqen 4

Sot Këshilli i Sigurisë, Nishani: Pse e ftova Bashën

PRESIDENTI Në faqen 5

Anulohet koncesioni i kalasë së Lezhës

TRASHËGIMIA Në faqen 17

Kodi, datat dhe oraret e testit për Shkollën e Policisë

LISTA ZYRTARE PER ÇDO KANDIDAT 5 FAQE SPECIALE Në faqet 22-26