11/06/2014
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

11 qershor 2014

SHKELET PROTOKOLLI

LIGJI I CEREMONIALIT ZYRTAR: NUK DUHET TE UDHETOJNE NJEKOHESISHT Tre krerët e shtetit, jashtë vendit LIGJI I CEREMONIALIT ZYRTAR: NUK DUHET TE UDHETOJNE NJEKOHESISHT SHKELET PROTOKOLLI Tre krerët e shtetit, jashtë vendit Presidenti Nishani në Katar, kryeparlamentari Meta në Kuvajt, kryeministri Rama në Francë. Lobimi për në BE, Bushati, Tahiri dhe Kodheli në udhëtime Nga DARINA TANUSHI Shkelet protokolli i shtetit. Presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit ndodhen të tre jashtë vendit, gjë që është e ndaluar nga ceremoniali zyrtar për autoritetet e larta të shtetit. Kryeministri Edi Rama, siç kishte lajmëruar, u nis dje për në Francë, ku do të takohet sot me Presidentin Fransua Holande, për të lobuar në lidhje me marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë. Ndërkohë, presidenti u nis të hënën për në Katar, ku u prit nga Emiri i Katarit, Sheik Tamin Bin Hamad Bin Khalifa Al Thani. Ndërsa kryetari i Kuvendit ndodhet prej... Në faqen 3

Festa e 23-vjetorit të PS, ftesa për Bashën, Nanon dhe Malajn

Burime nga PS: Ish-kryetarit ia dërguam ftesën tek restoranti (Në foto): Kryeministri Edi Rama vjet në festimet e 22-vjetorit të PS. Ftesa e kryetarit të partisë për ceremoninë e 12 qershorit 2014 Edi Rama: Kam kënaqësinë t’ju ftoj më 12 qershor në Lulishten e Muzeut Kombëtar. “Fikin” ngjyrat e Rilindjes nga ftesa, rikthehet trëndafili identitar Nga DARINA TANUSHI Kryetari i Partisë Socialiste e njëherësh kryeministri Edi Rama nisi dje festat në adresë të kryetarit të PD-së, ... Në faqen 5

Statusi i Shqipërisë, çështje e BE-së apo e Çekisë?

Opinioni i Ditës Nga MIMOZA KOÇIU Çekia ka bërë të ditur se çështja e CEZ-it mund të bëhet shkak për një veto ndaj statusit kandidat të Shqipërisë në BE. ... Vijon në faqen 22 Statusi i Shqipërisë, çështje e BE-së apo e Çekisë?

NATO në këmbë prej cinizmit të Rusisë

Opinioni i Ditës Nga BEN ANDONI Puna më e vështirë e fotoreporterëve, gjatë për kremtimin e D-Day, ishte pa asnjë dyshim të kapësh ngrimasat protokollare... Vijon në faqen 23 NATO në këmbë prej cinizmit të Rusisë

ELISA SPIROPALI: DJALI I ISH-PRESIDENTIT HUMBI GJYQIN, MEIDANI: SOT KAM SEANCEN

FLET DREJTORESHA E DOGANAVE Në faqen 7

Opozita bëhet bashkë: Ramush Haradinaj, kryeministër

PDK: MOS U NXITONI, NE FITUAM ZGJEDHJET Në faqen 14

E njohu në “FB”, greku përndjek shqiptaren, dosja në gjyq

HISTORIA Në faqen 9

Krimi në Pogradec, rrëfimi: E vrava sepse më mori pronën e gjyshit

SI NISI KONFLIKTI Në faqen 13

Basha: Gati zbatimi i projektit të tramvajt

KOSTO 120 MLN EURO Në faqen 11

Alfio: Fitimi i “Master Chef”, shpërblim për vuajtjet e mia

INTERVISTA Suplement

Bardhyl Agasi, replika me Mihal Luarasin: Nuk kam qenë censor

ISH-KREU I TEATRIT: VLERESOJ REGJISORIN Në faqen 20