25/04/2014
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

25 prill 2014

SHISH, LETRA E PLOTE

"Trafik droge në bazën e Gjadrit" INFORMACIONI PER KODHELIN: NJE AVION ‘CHARTER’ U UL ME 19 MARS 2014 • Gazetari Artur Çani zbardh shkresën e Visho Ajazit për ministren e Mbrojtjes në emisionin “Ajsberg” në “News 24” • Kuvendi miraton pas mesnate ngritjen e komisionit për hetimin mbi akuzat për trafik nga Forcat e Armatosura Emisioni “Ajsberg” i gazetarit Artur Çani në NEWS 24 ka sjellë dje fakte e prova lidhur me akuzat për përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafikun e drogës. Në emision u publikua një shkresë e kreut të SHISH-it, Visho Ajazi Lika drejtuar ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli... Vijon në faqen 5 (Në foto:) Shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në Parlament. Faksimile e letrës

10 vjet në BE, arsyet e suksesit

Opinioni i Ditës Nga MAREK JEZIORSKI Më 1 Maj, ne festojmë 10 vjetorin e hyrjes sonë në Bashkimin Europian. Zgjerimi më i madh i B-së shënoi një arritje të rëndësishme... Vijon në faqen 20

Shtet pa shtet

Opinioni i Ditës Nga XHEVAT MUSTAFA Juridikisht, gjeografikisht, institucionalisht dhe ndërkombëtarisht jemi, logariteni dhe respektohemi si shtet i pavarur e sovran... Vijon në faqen 21

Enveri, amerikanëve: Ish-ministrat do t’i vrasim

“Na dorëzoni ish-funksionarët e kohës së luftës që bashkëpunuan me pushtuesin” Dossier nga Fatos Veliu/ Arkivat sekrete të Sigurimit të Shtetit: Kuislingët mbrohen nga aleatët Vijon zbardhja e dokumenteve sekrete, që i përkasin Sigurimit komunist të vitit 1947, të cilat deri në këtë ditë kanë qenë të arkivuara në skedat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, që i përkasin pikërisht periudhës së vitit në fjalë. Në numrin e sotëm redaksia e gazetës sonë ka një prej dokumenteve më të rëndësishme të kohës, që bën fjalë pikërisht për elitën politike të Shqipërisë së para luftës, të cilët siç dihet, në vitin 1949 kur është përpiluar shkresa sekrete kanë qenë në një aktivitet të jashtëzakonshëm për të rrëzuar qeverinë komuniste të Enver Hoxhës, e cila kishte vetëm tre vjet që kishte ardhur në pushtet. Janë emra deputetësh dhe emra ministrash të periudhës së luftës, të cilët përmenden në shkresën që është dorëzuar prej Tuk Jakovës në dorën e emisionarëve amerikanë ... Në faqet 16-17 DOKUMENTET

DEPUTETI I PS, REPLIKA ME NOKËN

TAULANT BALLA: NDESHJEN REAL - BAJERN E NDOQA EDHE ME DEPUTETE TE PD Në faqen 2

Prostitucioni në qendër të Tiranës, bazë me klientë VIP

RRJETI, 3 NE PRANGA 2 TE TJERE NE HETIM Në faqen 6

Berisha dhe Kokëdhima, debati i plotë në parlament

AKUZAT PS-PD Në faqen 2

Ndryshon komisioni për reformën, nuk ka konsensus

TERRITORI Në faqen 3

I përndjekuri: Më mirë i vdekur se pa dëmshpërblim

INTERVISTA Në faqen 4

Unaza e Madhe, ja emrat e 105 pronarëve që marrin paratë

SHPRONESIMI Në faqen 10