Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E hënë 16 Qershor 2014

PERGJIMET E DROGES

KORRIERI REALD HYSOLLI I KALONTE POSTBLLOQET SEPSE RRINTE I VESHUR SI POLIC PERGJIMET E DROGES “Dhuratën e dasmës e kthyem, s’na pëlqeu” Hetuesit zbardhin detajet e operacionit “Dasma”, ku u sekuestruan 229 kg e 683 gr lëndë narkotike: Kur droga nuk ishte cilësi e mirë, kthehej sërish në Kosovë Nga AURORA KOROMANI Trafiku i kokainës nga Kosova në drejtim të Shqipërisë dhe me tej drejt vendeve të BE-së ishte menduar të funksiononte si organizimi i një dasme, ku protagonistët kryesor do të ishin kokaina që vinte nga vendet e Amerikës Latine. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gjatë përgjimeve të grupit me emrat më të përfolur të trafikimit të lëndëve narkotike në vend ka rezultuar se gjatë gjithë kohës trafikantët kanë përdorur kode të tilla, që e kanë bërë çdo veprim të dukej sikur të gjithë po përgatiteshin për finalizimin me sukses të një dasme. Në këtë rast, çdo gjë përpudhej, pasi pak kohë më parë “truri” i këtij grupi, 50-vjeçarja Valentina Tufa, ose e quajtur ndryshe si “Tezja” kishte fejuar vajzën. Sipas grupit hetimor, pas kësaj fejese, grupi i trafikantëve, kreu i të cilëve është 46-vjeçari i shpallur në kërkim, Gëzim Cela, kishin si motiv të vetëm finalizimin me sukses të “dasmës”, ... Vijon në faqen 5
Reald Hysolli Aurora Koromani Valentina Tufa Gëzim Cela Kosovë Shqipëri Amerika Latine

Pa revolucion kopernikan në arsim, s’ka të ardhme

Opinioni i Ditës Nga JORGO MANDILI Arsimi në botë sot po përjeton një revolucion kopernikan, më të madhin e të gjitha kohërave”. Nuk gjen shprehje më ekselente dhe ... Pa revolucion kopernikan në arsim, s’ka të ardhme Vijon në faqen 24
Jorgo Mandili

A fiton gjë BE me lutjet ndaj Rusisë?

Opinioni i Ditës Nga PETRIT HALITI Edhe pas krizës ukrainase dhe daljes së Rusisë në skenën ndërkombëtare me një agresivitet të paparë, të materializuar me aneksimin ... A fiton gjë BE me lutjet ndaj Rusisë? Vijon në faqen 25
Petrit Haliti Rusi Ukraina

Valbona Selimllari: Ato që nuk dini për jetën time, rikthehem në shtator

INTERVISTA/ ‘Miss’-i i parë shqiptar në një profil të ndryshëm nga e zakonshmja (Në foto:) Valbona Selimllari sot dhe tek eventi “Miss Globe”, ku përfaqësoi Shqipërinë Videofest, fiton Leonora Jakupi. Ja kush janë këngëtarët që mbetën të pakënaqur. Nora Istrefi në tapetin e kuq me veshjen identike si Beynce... Nga ADELAJDA XHAMANI Televizioni ka një rregull të pashkruar, sipas të cilit personazhet e ekranit duhet të jenë të qeshur, të duken të lumtur, të shfaqin dashuri për publikun, por edhe për njëri-tjetrin. Valbona Selimllari i ... Në faqet 15-19
Valbona Selimllari Leonora Jakupi Nora Istrefi Adelajda Xhamani Beynce[?] Shqipëri