Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E mërkurë 3 Dhjetor 2014

ATENTAT ARTUR ÇANIT

TENTATIVA E VRASJES, DREJTUESIT I “KAKTUS”: LIDHET ME EMISIONIN Nuk shkrep arma, shpëton gazetari Prita me maskë tek pallati, autori i bllokohet pistoleta me silenciator. Ideatori i emisionit në “News 24”: Nuk kam sherrre personale. Më telefonoi Edi Rama Atentat në armë ndaj gazetarit të “News 24”, Artur Çani. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e së hënës, pranë banesës së drejtuesit të emisionit “Kaktus”, teksa një person i maskuar e ka kanosur Çanin me armë, por që fatmirësisht ky atentat ka rezultuar i dështuar, pasi në momentin që autori ka qëlluar, arma e tij është bllokuar. Nga të dhënat policore mësohet se rreth orës 20:30, teksa Çani ka qenë duke u kthyer në banesën e tij, pranë rrugës “Faik Konica” në kryeqytet, personi ende i paidentifikuar e ka ndjekur Çanin deri në momentin që ai ka qenë duke u ngjitur në ashensorin e pallatit ku gazetari i njohur banon. Sipas të dhënave të policisë, autori e ka pritur gjatë Çanin pranë banesës së tij, gjë që e vërtetojnë cigaret e shumta që ai ka pirë poshtë banesës së gazetarit të “News 24”, por edhe pamjet filmike, në të cilat shfaqet autori. Menjëherë për ngjarjen u njoftua edhe policia e kryeqytetit, ku vetë kreu i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa... Në faqen 7
Edi Rama Lulzim Basha Tiranë Rruga “faik Konica”

Ripërtëritja e vazhdimësisë me “gjak të ri”

Opinioni i Ditës Nga KIÇO BLUSHI Meqë PD-ja sot për sot është partia kryesore në opozitë, interesi mbarëshoqëror e lyp të analizohen objektivisht e imtësisht ngjarjet... Ripërtëritja e vazhdimësisë me “gjak të ri” Vijon në faqen 25
Kiço Blushi

Atentat qeveritar ndaj Artur Çanit

Opinioni i Ditës Nga SALI BERISHA Të dashur miq, mediat njoftojnë se mbrëmë gazetarit Artur Çani iu organizua një atentat te dera e pallatit të tij. Çani është i njohur për hetimet e tij, ... Atentat qeveritar ndaj Artur Çanit Vijon në faqen 25
Sali Berisha Edi Rama

Fatura e energjisë, si paguhet me këste. Edi Rama: Falim 80% të kamatvonesave

2.500 lekë të reja çdo muaj, afati deri më 28 shkurt 2015 Fatura e energjisë, si paguhet me këste. Edi Rama: Falim 80% të kamatvonesave (Në foto:) Kryeministri Edi Rama. Aksion i OSHEE për prerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë Mospagesa e këstit sjell ndërprerjen e energjisë. Lulzim Basha, kryeministrit: Fal kamatvonesat dhe faturave abuzive, premtove Nga LORENC RABETA Ndërsa asnjë faturë e papaguar e energjisë elektrike nuk do të falet, OSHEE ka vendosur kushte lehtësuese për pagesën e detyrimeve... Në faqet 2-3
Edi Rama Lulzim Basha Miriam Cani