14/12/2014
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

14 dhjetor 2014

SUEDIA: Jo azilit

GJYKATA E APELIT VENDOS TE RIKTHEJE NE SHQIPERI FAMILJEN E TE DENUARIT SUEDIA: Jo azilit Riatdhesohet nëna e Admir Tafilit Familjarët e 2 vëllezërve që gjenden në qeli u larguan jashtë vendit nga frika e gjakmarrjes. Deportohet Kimete Tafili. Historia e konfliktit me Pjetrushët Nga KLODIANA LALA Suedia deporton drejt Shqipërisë Kimete Tafili, nënën e Genci dhe Admir Tafilit. Lajmi konfirmohet nga burime të afërta të familjes Tafili në Suedi, të cilët shfaqin frikë dhe pasiguri për jetën e gruas së sapombërritur në vendin tonë. Ndonëse e moshuara ka prekur pas disa ditësh tokën shqiptare, nuk dihet vendndodhja e saj, pasi sikurse theksojnë burimet, qëndron e fshehur nga frika e gjakmarrjes, një histori që zuri fill 14 vite më parë, kur në derën e banesës së tyre në Shkodër, u vra kolonel Arben Zylyftari. Të njëjtat burime thanë për “GSH”, se Kimete Tafili u mbajt nën kujdestari për disa ditë me radhë, derisa u transferua për në Shqipëri të enjten e javës që po lëmë pas. Deportimi erdhi pasi Gjykata e Apelit vendosi të rrëzojë kërkesën e pjesëtarëve të familjes Tafili për të mos u deportuar drejt vendit tonë, ndërsa më herët, Bordi i Migracionit kishte refuzuar statusin e azilit... Në faqen 5

Qosja: Isa Mustafa, njeri i Sllobos. Kryeministri i ri: Shko në psikiatri!

Akademiku: Nuk përmendi Shqipërinë. Reagimi: Ti e dogje në ’97 Qosja: Isa Mustafa, njeri i Sllobos. Kryeministri i ri: Shko në psikiatri! (Në foto): Akademiku i njohur, Rexhep Qosja. Kryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa Rexhep Qosja, kundër kreut të qeverisë së Kosovës: Ishte ministër në ‘89, kur në Kosovë u vranë 31 protestues. Përgjigja: Rrenc i madh Akademiku i njohur nga Kosova, Rexhep Qosja akuzoi dje kryeministrin e ri, Isa Mustafa se ka qenë pjesë e regjimit të Millosheviçit dhe ka urdhëruar dhunën ndaj protestuesve shqiptarë... Në faqen 6

FIER, 1.800 EMRAT QE PERFITUAN PRONAT, CILAT DOSJE KANE PROBLEME

LISTA EDHE NE LUSHNJE E BALLSH 4 FAQE SPECIALE Në faqet 23-26

Migrantë nga Lindja po dynden në Ballkan

Dje në “SETimes” Vendet e Ballkanit po shohin një numër në rritje migrantësh nga Lindja e Afërt, Lindja e Mesme dhe Afrika, që kalojnë nëpër rajon për të arritur në BE... Nga BILJANA PEKUSHIÇ Migrantë nga Lindja po dynden në Ballkan vijon në faqen 12

Kritiku Besim Tule: Politikanët, një barrë e rëndë për shqiptarët

SOT NE “MILOSAO” Kritiku Besim Tule: Politikanët, një barrë e rëndë për shqiptarët Suplement

Rama: Zgjedhjet do mbahen edhe nëse opozita nuk merr pjesë

“BOJKOTI I KUVENDIT? PLOTËSUAM KËRKESAT” Në faqen 3

Meta: Dekreti i guvernatorit, kemi mirëkuptim të përgjegjshëm

“E VENDOS SEANCA?” Në faqen 2

Vrasja për borxhin, ja si u zbulua rastësisht

“KRIMI NE KASHAR” Në faqen 4

Lazër Filipi: Jo shembjes së Teatrit Kombëtar

“AKTORI I NJOHUR” Lazër Filipi: Jo shembjes së Teatrit Kombëtar Në faqen 11

Specializimi i mjekëve, dalin detajet e testit

FLET DEKANIA MIRA RAKACOLLI Në faqen 9