15/12/2014
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

15 dhjetor 2014

POLICËT MARRIN PARATË

“Në dhjetor do jepen orët shtesë për punën” MINISTRITË REAGOJNË PAS SHKRIMIT NË “GAZETA SHQIPTARE” PËR PRAPAMBETJET Uniformat blu do të përfitojnë edhe lekët për shpërblimet suplementare. Ja sa do të marrin kompensim policët e strukturës së Antikrimit. Forcat e Rendit kishin paga të prapambetura që nga viti 2012 Nga AURORA KOROMANI Efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët prej afro dy vitesh nuk kanë marrë paratë që u takojnë për orët shtesë, shumë shpejt do t’i marrin ato. Pas publikimit të lajmit në “Gazeta Shqiptare” në datën 5 tetor të këtij viti me titullin: “Efektivët e policisë, dy vjet pa marrë lekët e orëve shtesë”, duket se institucionet përgjegjëse kanë filluar ta marrin më seriozisht situatën me punonjësit e policisë, duke u premtuar atyre se lekët që u takojnë do i marrin para Vitit të Ri. Lajmi konfirmohet nga burime brenda radhëve të policisë, të cilëve ka vetëm pak ditë që u kanë transmetuar lajmin se në fund do të marrin paratë e orëve shtesë, të cilat kanë qe prej dhjetorit të vitit 2012 që nuk i marrin. Pjesë e kësaj skeme do të jenë edhe efektivët të cilëve u takojnë të marrin lekët për shpërblimet suplementare që kanë kryer gjatë kësaj periudhe. Deri tani dihet me siguri se përfitues të shumtë që Vijon në faqen 5

Dentistët dhe farmacistët, ja kush i plotëson kreditet për vendin e punës

Ministria e Shëndetësisë: Kush nuk ka pikë, rrezikon të humbë punën (Në foto:) Farmaciste. Lista e farmacistëve dhe dentistëve që kanë marrë kredite për kualifikim Vendimi i ministrit: Kush nuk e gjen emrin në listë të marrë masat, ndryshe do të penalizohet. Në fund të vitit shpallen vendet vakante të atyre që s’kanë kredite Nga OLA MITRE Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim ka rifreskuar emrat e stomatologëve dhe farmacistëve, të cilët kanë përmbushur detyrimet për programin Në faqet 13-15

PRONAT NE FIER, AKKP ZBARDH 3.600 DOSJET, JA KUSH I PERFITOI

PJESA E DYTE, 1.800 EMRAT 4 FAQE SPECIALE! PRONAT NE FIER, AKKP ZBARDH 3.600 DOSJET, JA KUSH I PERFITOI Në faqet 8-11

Shteti i rrumpallës dhe shteti modern i Ramës

Opinioni i Ditës Nga MENTOR KIKIA Ndërprerja e energjisë elektrike familjeve të varfra, lëna në terr e njerëzve që nuk kanë asnjë mundësi financiare të paguajnë, ... Shteti i rrumpallës dhe shteti modern i Ramës Vijon në faqen 20

Projekti i një blloku Rusi-Serbi-Maqedoni

Opinioni i Ditës Nga PETRIT HALITI Alarmi që dha në 17 nëntor Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, për rritjen e ndërhyrjes së Rusisë në Ballkan dhe kërkesa ... Projekti i një blloku Rusi-Serbi-Maqedoni Vijon në faqen 21

Nishani: 21 qershor dita e zgjedhjeve për Vendorët

SOT DEKRETI I PRESIDENTIT Në faqen 3

PD: Punësim në departamente dhe nga ish-administrata

RISTRUKTURIMI Në faqen 2

Detyroi gruan të pijë helm, shkon në gjyq 45-vjeçari

NGJARJA Në faqen 6

Ja kush ishin shqiptarët në burgjet e Guajanës

HISTORIA Në faqet 18-19

Izrael, nëpër plagët e tokës së shenjtë dhe konflikteve

REPORTAZH NGA ENTON ABILEKAJ Në faqet 16-17