20/11/2014
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

20 nëntor 2014

RUÇI-DOKLE KUNDER "Paketa fiskale, shteti humb para"

KUVEND, DEPUTETET E PS: MOS HIQNI AKCIZEN PER PIJET ENERGJIKE RUÇI-DOKLE KUNDER "Paketa fiskale, shteti humb para" Gramoz Ruçi: Akciza e pijeve, do ta mbështesja po ta kërkonte FMN-ja. Gabim që u tha ‘na e kërkon një diplomat’. Namik Dokle: Buxheti humbet 282 milionë lekë Deputetët socialistë të Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme u bashkuan dje kolegëve të tyre të Komisionit kuvendor të Ekonomisë që kundërshtuan me forcë dy ditë më parë heqjen e akcizës për pijet energjike. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi e ka cilësuar dje të padrejtë heqjen e akcizës, ndërkohë që ligjvënësi socialist, Namik Dokle ka theksuar se buxheti i shtetit humbet 282 milionë lekë nga ky propozim i qeverisë me të cilat sipas tij mund të ndihmoheshin sektorë të tjerë të ekonomisë së vendit. “Heqja e akcizës për pijet energjike është e padrejtë, humbasim në shumë se 282 milionë lekë në vit. Me këto shumë mund të çonim 2 mijë studentë në universitetet më të mira. Unë jam që akciza për pijet energjike të mos hiqet, ato 282 milionë lekë mund të fitohen nga kjo le të shkojnë në të mirë të spitaleve, shkollave, të çerdheve, e investime. Jam akoma më pak dakord me atë çfarë Ministria e Financave paraqiti në Komisionin e Ekonomisë, ku tha se ka Vijon në faqen 3

ARBEN PUTO: MASAKRA E 28 SHKURTIT, U VRA EDHE VELLAI I KRISTO FRASHERIT

ANALIZA/ LUFTA KUNDER NAZISTEVE Në faqet 10-11

Evropianët të mirë apo shqiptarët të mirë për Evropë

Opinioni i Ditës Prej disa muajsh të krijohet përshtypja se Shqipëria, jo vetëm ka veshur petkun e Evropës për vete, por kërkon që këtë petk ta qepë, ... Nga NDRIÇIM MEHMETI Evropianët të mirë apo shqiptarët të mirë për Evropë Vijon në faqen 20

Kur të shkund kryeministri

Opinioni i Ditës Kur pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama në mes të bulevardit në Tiranë, tundte e shkundte një profesor të vjetër të Gjeologjikut ... Nga ARBEN VATA Kur të shkund kryeministri Vijon në faqen 21

Miri i “WSF”: Dr. Flori do bashkonte grupin. Policia: Infermieri nën hetim

INTERVISTA/ Shoku i ngushtë: Po shkruante këngën tonë të re (Në foto:) Ish-anëtari i grupit “West Side Family”, Armir Shahini. Dr. Flori Policia e Tiranës: Procedim për 50-vjeçarin e Urgjencës. Dyshohet se nuk ka dhënë ndihmë në kohë dhe kjo mund të ketë shkaktuar vdekjen Nga ENIDA HIMAJ West Side Family” ishte grupi muzikor që në vitet 2000, u shndërrua në të preferuarin e publikut shqiptar. Dr.Flori, Landi dhe Miri, me sukses si një Në faqen 7

Lista, mjekët, dentistët dhe farmacistët e certifikuar

3 MIJE EMRAT, KUSH PLOTESOI KREDITE Në faqet 14-19

Sot ceremonia, zbulohet teksti i këngës për Sokol Olldashin

PERVJETORI Në faqen 5

Bilanci i përmbytjes, ujë hyn në 238 shtëpi e lokale

RESHJET Në faqen 13

Marrëveshje LDK-PDK, Isa Mustafa kryeministër

KOSOVE Në faqen 2

Dëshmitari: Si e futën në “kurth” Nard Muratin

MAKINA E VRASJES GJENDET NE VORE Në faqen 9