VRITEN 2 GRABITËSIT
SELITË/ RREFIMI NE POLICI I FLAMUR YMERIT: I VUNE ARMEN GRUAS NE KOKE
45-vjeçari: Qëllova për vetëmbrojtje
SELITË/ RREFIMI NE POLICI I FLAMUR YMERIT: I VUNE ARMEN GRUAS NE KOKE
VRITEN 2 GRABITËSIT
45-vjeçari: Qëllova për vetëmbrojtje
Ndërtuesi ekzekuton dy të rinjtë brenda në shtëpi. Gruaja i pikasi grabitësit tek po fshinte shkallët dhe i telefonoi bashkëshortit që flinte në katin e tretë
Nga AURORA KOROMANI
Hynë në shtëpi për ta grabitur, 45-vjeçari vret dy autorët. Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e djeshëm në periferi të kryeqytetit, në zonën e Selitës, aty ku Flamur Ymeri ka qëlluar për vdekje dy grabitësit që kanë tentuar t’i vjedhin banesën. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se nga kjo ngjarje kanë mbetur të vrarë, 25-vjeçari Ervin Shaba dhe 23-vjeçari Adnan Luli. Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore, të cilat, së bashku me grupin e hetimit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Rreth orës 08:30 të ditës së mërkurë, në zonën e Selitës është shënuar një tjetër krim i dyfishtë, ku kanë humbur jetën dy të rinj, pas tentativës së tyre për të grabitur banesën trekatëshe të 45-vjeçarit Flamur Ymeri. Ky i fundit për kohësh merret me biznes ndërtimi dhe ka qenë duke fjetur në banesën e tij në momentin që Shaba dhe Luli kanë hyrë në banesë për ta grabitur. Të paktën ky është versioni...
Vijon në faqen 8